Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kyçyk: Marrëdhëniet e mira fqinjësore pjesë e rëndësishme e procesit, por jo nga korniza negociuese

Shkup, 5 mars – Zhurnal.mk – Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Quçuk, për MIA-n deklaroi se është i kënaqur nga mbështetja e gjërë ndaj raportit të tij për vendin në Parlamentin Evropian, dhe konsideron se janë arritur kompromise të rëndësishme ndërmjet të gjitha palëve.

Raporti i rregullt parlamentar për përparimin e Maqedonisë së Veriut ishte votuar me 61 vota “pro”, katër “kundër” dhe dy “të përmbajtur”.

Për eurodeputetin nga Bullgaria dhe autor i dokumentit kjo paraqet sukses të rëndësishëm”, thotë ai.

“Kemi shumicë të madhe sepse arritëm të mbledhim mbështetje të madhe, kaluan të gjitha kompromiset, unë jam shtatë vjet në Komisionin për Punë të Jashtme dhe zakonisht shumica është rreth 50 vota, kjo është me të vërtetë mbështetje e gjërë”, thotë Quçuk.

Raporti më 25 mars do të dorëzohet për votim në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ku edhe atje pritet mbështetje e madhe.

Dokumenti i thekson fushat ku është arritur përparim në Maqedoninë e Veriut, por edhe rajonet ku nevojiten përpjekje plotësuese. Ndërsa, në lidhje me marrëdhëniet e mira fqinjësore me Bullgarinë theksohet vlera e tyre për procesin e tërësishëm.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë e rëndësishme e procesit negociues, pa to nuk ka përparim në procesin nëse Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk gjejnë mirëkuptim, por ato nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese”, thotë Quçuk për raportin e tij.

Sipas tij e rëndësishme është tani Shkupi dhe Sofja ta kthejnë besimin e vitit 2017 i cili “po humbet”, çështjet historike t’i shqyrtojnë historianët dhe të vendoset theksi i lidhshmërisë ndërmjet dy palëve nga çdo aspekt: infrastrukturor, njerëzor, arsimor etj.

“Ka gjëra konkrete dhe ato duhet të vazhdojnë, realisht ndodhin punë konkrete dhe vetëm në bazë të rrëfimit pozitiv do të mund të përparohet”, thotë raportuesi, dhe shton se ajo që më së shumti pengon janë informatat e deformuara dhe faktet e falsifikuara të ndihmuara nga nacionalistët e të dy palëve”, shton ai.

Raportuesi e përshëndeti edhe kompromisin e arritur për pjesën e raportit i cili ka të bëjë me miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Njëherit, disa kërkonin të qëndrojë “sa më shpejtë që është e mundur”, ndërsa të tjerët kërkonin të qëndrojë “menjëherë”.

Përfundimisht kompromisi në tekstin final thotë: sa më shpejtë që është e mundur të shmangen vonesat plotësuese.

Postime të ngjashme

Liberalët ballkanik për non-pejperin: Kriza e kovidit në rajon dhe BE tokë pjellore për ide të rrezikshme nacionaliste për rishikim të kufijve

R Zh

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...