Shkup, 29 tetor, zhurnal.mk – Eurodeputeti, Ilhan Kyçyk në një intervistë për “Nezavisen” ka folur për bllokadën e mundshme nga Sofja për Maqedoninë e Veriut lidhur me nisjen e bisedimeve me BE-në.
Ai thotë se deri më tani nuk ka pasur një “jo” kategorike nga ana e Sofjes për bllokadë. Sipas tij nëse ndodhë kjo, do të ketë ndikim negativ mes mardhënieve maqedono-bullgare, transmeton Zhurnal.
“Unë nuk kam dëgjuar “Jo” kategorike se do të ketë bllokadë nga Bullgaria. Nga pala bullgare pozicion zyrtarë nuk ka. Ka mendime, se siç kuptojë, po diskutohet në të dy palët dhe ka shumë dialog intensiv mes ministrave të punëve të jashtme të të dyja vendeve. Por me siguri do të ketë ndikim negativ, sepse idea e BE-së nuk nënkupton kyçje të dy shteteve në të dhe kështu ti zgjidhin kontestet historike, por kyçje të të dy popujve në një lidhje që shpërndanë vlera të përbashkëta, demokraci, zbatimin e ligjeve, liri”, ka deklaruar mes tjerash Kyçyk.