Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kyçyk: Po nuk arritëm sukses me Maqedoninë e Veriut, do të jetë dështim edhe për BE-në

Shkup, 9 nëntor – Zhurnal.mk – Në një intervistë për Klan Maqedonia, raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, Ilhan Kyuchyuk ka deklaruar, duke folur për ngërçin e krijuar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, se historia, për ca kohë, u duhet lënë historianëve.

Për Kyuchyuk, ngërçi i Traktatit të fqinjësisë nuk mund të tejkalohet para konferencës së parë ndërqeveritare, por kërkon një kohë më të gjatë për t’u zgjidhur.

Kyuchyuk shprehet se nëse nuk mbahet konferenca e parë ndërqeveritare në dhjetor për Maqedoninë e Veriut, kjo do ishte një humbje e trefishtë, për Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe vet BE-në.

“Eshtë një shtytje e madhe që presidenca gjermane nxit një iniciativë të tillë. Nëse nuk ia dalim, do të jemi të humbur të gjithë. Do thoja që do ishte një humbje e trefishtë. Humbje për Maqedoninë e Veriut, humbje për Bullgarinë, por gjithashtu një humbje për Bashkimin Europian. Së pari, një humbje për Maqedoninë e Veriut, pasi ata bënë kaq shumë sakrifica drejt rrugës europiane për vendin. Do të ishte një humbje për Bullgarinë, sepse Bullgaria është një vend fqinj. Në gjirin e Bashkimit Europian ne kemi nevojë për aleatë dhe partnerë, që kuptojnë madje edhe mënyrën se si mendojmë. Dhe, një humbje gjithashtu për besueshmërinë në Bashkimin Europian pas kaq hapave të mëdhenj të ndërmarrë nga Maqedonia e Veriut”, shprehet mes tjerash Kyçyk.

Ai shprehet se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përpjekje të mëdha për të sjellë qytetarët e tyre më afër BE-së dhe kanë bërë hapa shumë pozitive.

“Unë nuk jam optimist vetëm si natyrë, por jam optimist sepse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë vërtet përpjekje të mëdha për të sjellë qytetarët e vendit pranë Bashkimit Europian. Sigurisht, mbetet shumë për të bërë kur është fjala për reformat e integrimit, por si raportues për Maqedoninë e Veriut mendoj sinqerisht, se që në fillim të vitit janë hedhur shumë hapa pozitivë. Zgjedhjet u zhvilluan normalisht, rezultati ishte legjitim dhe qeveria u formua shumë shpejt pas zgjedhjeve. Kryetari i Parlamentit Xhaferi është i gatshëm të bashkëpunojë me ne për dialogun “Jean Monnet”. Nga shumë pikëpamje, politikanët e Maqedonisë së Veriut tregojnë, se janë të gatshmëm të bashkëpunojnë dhe u dërgojnë një mesazh pozitiv pro -europian kolegëve të Parlamentit Europian. Pata një diskutim me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, i cili ka vullnetin të çojë përpara politikën e zgjerimit dhe reformat e integrimit. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Unë nuk kam qenë kurrë në favor të ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria. Kam një qasje holistike për rajonin, e shoh rajonin si pjesë të Bashkimit Europian. Pa qenë një specialist për Shqipërinë, duke e parë çështen nga perspektiva e qytetarëve, unë do të mbështes edhe Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për aspiratat e tyre lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian”, shprehet Kyçyk./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ish pjesëtarët e akuzuar të njësisë “Alfa” dëshmuan në rastin “Tortura”

Z H

Koordinatorët nga opozita kthehen në takime të rregullta me kryetarin e Kuvendit

Z H

Ministri Hoxha uron 8 marsin: Luftojmë së bashku për barazi gjinore

Z H

Rexhepi: Nuk ka nevojë për Qeveri të zgjeruar, shumica është stabile

Z H

Gashi: Qasja e Bullgarisë hapë rrugë për ndikimin e Serbisë

Bekim Laçi

Zaev uron 8 marsin: Lufta për të drejtat e grave fillon nga secili prej nesh

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...