Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kyçyk: Vitin e ardhshëm do të organizojmë gara për histori me nxënës nga Maqedonia dhe Bullgaria

Sofje, 21 korrik – Raportuesi nga Parlamenti Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyçyk, i cili është dhe kryetar i ri i liberalëve evropian, ka fituar plaketë për kontribut në garën historiko-filozofike “Maqedonia dhe Bullgaria – e afërt dhe e largët”.

Kyçyk është mbështetës i zakonshëm i iniciativave të tilla, ndërsa kjo plaketë është edhe një mirënjohje për kontributin e tij në marrdhëniet ndërkombëtare në vend.

“Është me rëndësi të veçantë që shembujt e mirë dhe praktikat të marin mbështetjen e nevojshme nga publiku. Për këtë do të vazhdoj të mbështesë këto iniciativa që do të përforcojnë marrdhëniet tona ndërfqinjësore” tha ai gjatë kohës së ndarjes së dhuratave.

Pas ndarjes së dhuratave, eurodeputeti Kyçyk dhe drejtori i SHM “Vella Bllagoeva” Angell Jançev mbajtën mbledhje ku u dakorduan që nga viti i ardhshëm në konkurs përskaj nxënësve nga Bullgaria, të marin pjesë dhe nxënës nga Maqedonia e Veriut.

Të dy konsiderojnë se vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE dhe këto iniciativa janë hap drejt përmirësimit të marrdhënieve mes dy vendeve. Kampionët do të kenë mundësinë të marin pjesë në Parlamentin Evropian në Bruksel. Qëllimi i garës është kohezioni dhe marrdhëniet e mira ndërfqinjësore të zhvillohen edhe më tej në të ardhmen.//Zhurnal.

Postime të ngjashme

Prof.Dr.Neset Izairi dhe Prof.Dr.Muhamet Shehabi prodhojnë produktin shëndetësorë -ujin koloidal të argjendit

R Zh

54 raste të reja, 28 të shëruar dhe një i vdekur nga KOVID-19

R Zh

Mickoski: Ilindeni është ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas

R Zh

Xhaferi uron Ilindenin: Kemi një shtet të përbashkët dhe jemi përgjegjës ta ruajmë

R Zh

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...