Agjencia Zhurnal.mk

Kylie Jenner fotografohet me veshje atraktive në të zeza pranë veturës së saj luksoze “Rolls Royce”

Ajo mund të jetë një miliardere e vetëshpallur, por Kylie Jenner ka ende një simpati të veçantë për restorantet në lagjen e saj.

Manjatja 23-vjeçare e makijazhit u pa të mërkurën pas përfundimit të drekës në Calabasas, Sagebrush Cantina, shkruan DailyMail.

Ajo u shfaq në top formë e veshur në të zeza nga marka e veshjeve të qëndrueshme ‘Dream Bandits Australia’, kur doli nga restoranti meksikan.

Megjithëse darkoi në restorant, ajo u sigurua që të merrte të gjitha masat e tjera paraprake ndërsa kishte një maskë të zezë për fytyrën.

Ajo përfundoi pamjen e errët me një palë taka lëkure ndërsa hipi në veturën e saj luksoze të “Rolls Royce”.

Kylie për aksesorë vendosi disa vathë prej ari të markës ‘Bottega Veneta’, një orë prej ari dhe një çantë të zezë prej lëkure të aligatorit.

Flokët e saj zeshkane dhe makijazhi mahnitës i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse.

Pa dyshim që Kylie është shumë në trend me të rejat e modës pasi të martën ajo u lajmërua në Instagram, duke ndarë me ndjekësit disa imazhe atraktive me 195 milionë ndjekësit e saj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...