Kylie Jenner shtatzënë për herë të dytë me reperin Travis Scott

Kylie Jenner dhe i dashuri i saj, reperi Travis Scott, janë në pritje të një fëmije tjetër.

 

Mogulja e bukurisë, 24 vjeçe, e cila tashmë ka një vajzë trevjeçare Stormi Webster me reperin, është përsëri shtatzënë, kanë konfirmuar disa burime.

Kylie nuk e ka konfirmuar publikisht lajmin dhe përfaqësuesi i saj nuk pranoi të komentojë kur u kontaktua nga DailyMail të enjten.

Caitlyn Jenner (Foto: Facebook)

Caitlyn Jenner filloi spekulimet ndërsa ishte në një fushatë të enjten në mes të zgjedhjeve për kandidimin si guvernatore e Kalifornisë.

71 vjeçarja pohoi gjatë vizitës në Dyqanin e Lodrave në Quincy të Kalifornisë Veriore se nipi i saj i nëntëmbëdhjetë është gjatë rrugës.

Thuhet se ajo është në ‘fazat e hershme’, sipas TMZ. Page Six ishte e para që raportoi shtatzëninë, duke cituar burime të shumta.

Kylie Jenner, Travis dhe Storm (Foto: Getty Images)

Kylie ka qenë subjekt i thashethemeve për shtatzëninë javët e fundit mes marrëdhënies së saj të rregulluar me reperin.

Spekulimet u ngjallën pasi ylli i “Keeping Up With The Kardashians” nuk ndau prej kohësh fotografi të reja, ndërsa postoi disa të tilla që i kishte realizuar më parë.

Historia e saj e fshehjes së shtatzënisë me Stormi bëri që disa fansa të rrjeteve sociale të besonin se po fshihte një shtatzëni tjetër.

“Ne të gjithë e dimë se Kylie Jenner është shtatzënë, nuk është as sekret në këtë pikë”, pohoi një person në Tëitter menjëherë pas festës së ditëlindjes.

“Unë jam shumë e sigurt në teorinë që Kylie është shtatzënë”, tha një tjetër.

Kylie Jenner (Foto: Instagram)

Sidoqoftë, presim të shohim se si do të jetë në vazhdim

Related posts

Mes dhjetëra buqetash me lule Luana falenderon për urimet e ditëlindjes

D V

Jehona Dreshaj shkëlqen në fustanin me gurë të çmuar

D V

Të gjithë presin ta shohin në Tokio zhytësen e bukur braziliane – Ingrid Oliveira vjen në LO pas skandalit në Rio

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More