Agjencia Zhurnal.mk
Bota

L5Y: Mbështesim një qeveri nën drejtimin e Draghit

Zyrtarët më të lartë të Lëvizjes Pesë Yjet u kërkuan sot militantëve të tyre të votojnë në mbështetje të një qeverie të unitetit kombëtar, e drejtuar nga Mario Draghi.

Kjo votë në internet, rezervuar për rreth 120 000 militantë, është pengesa e fundit e formimit të qeverisë së ish-presidentit të Bankës Qendrore Europiane (BQE), që mund të njoftohet nesër.

Bisedimet në internet, që filluan në orën 09:00 GMT dhe do të përfundojnë në orën 17:00 GMT, do të mundësojnë të vendosin nëse M5S, që ka numrin më të madh të të zgjedhurve në Parlament, do të mbështesë ose jo qeverinë e ardhshme.

Një zgjedhje e vështirë për L5Y, e lindur si një lëvizje opozitare elitare.

Gjatë bisedimeve politike, drejtuesit e Lëvizjes 5 Yjet, megjithatë, morën premtime nga Draghi, veçanërisht në drejtim të politikës mjedisore, një nga gjërat kryesore të betejës.

“UNË VOTOJ PRO, sepse nuk ka shumicë pa ne. UNË VOTOJ PRO, sepse duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar për Italinë”, kërkoi ministri i Punëve të Jashtme në ikje, Luigi Di Maio, një nga nismëtarët e lëvizjes, në Facebook-un e tij./atsh

Postime të ngjashme

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

Turqi: Zjarri përfshin termocentralin

D V

OBSH bën thirrje për shtyrjen e aplikimit të dozave përforcuese, për të përshpejtuar vaksinimin në vendet më të varfra

D V

Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në shtator

D V

Franca premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën ndërkombëtare të ndihmës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...