“La Kroa”: Pas dy dekadash, regjistrim ultra të ndjeshëm në Maqedoninë e Veriut

Paris, 26 shtator – E përditshmja franceze “La Kroa” me reportazh  përqendrohet në regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, i cili organizohet pas dy dekadash “duke e quajtur regjistrim ultra të ndjeshëm”, transmeton korrespondenti i MIA-s.

“Ish Republika Jugosllave, ku ka shumicë maqedonas  sllavë jetojnë së bashku me komunitetin e madh shqiptar, nuk është numëruar nga viti 2002. Për shkak të ndikimit potencial mbi komunitetet etnike, është një operacion delikat, burim nga betejat  e vijës së parë, shkruan “La Kroa” dhe përkujton se “Regjistrimi, me rëndësi themelore në vend që pretendon të hyjë në Bashkimin Evropian, duhet të mbahet në çdo dhjetë vjet, por deri tani haste në rezistencë të fortë”.

 Gazetari i AFP-së e ndjek punën e Ilina Dimitrijevkës, e cila shkon shtëpi në shtëpi në Ilinden, kryesisht vendbanim në lindje të Shkupit me popullatë maqedonase, puna e saj është e thjeshtë.

 “Gjithçka shkon mirë, asnjë përfaqësues nuk është refuzuar”, thotë gruaja e re. I njëjti është edhe konstatimi edhe i Vjollca Mustafës nga Saraji i vila i ka regjistruar të gjithë anëtarët e familjes së saj.

 Gazeta franceze përkujton se Kushtetuta e vendit jep të drejta të caktuara për çdo komunitet etnik që është më shumë se 20 për qind e popullatës, në nivel kombëtar, si dhe në nivel lokal. Si shpërndarja e funksioneve të caktuara publike, polici, ushtri apo ministri,   u nënshtrohet kuotave etnike. Përdorimi i gjuhëve të ndryshme në dokumente zyrtare apo në arsim gjithashtu.

 Regjistrimi i fundit u mbajt një vit pas konfliktit në vitin 2001.

Vendi atëherë kishte 2,1 milionë  banorë, dy të tretat maqedonas, 25 shqiptarë, si dhe komunitet serb, boshnjak, rom dhe turk. 

 Por, prej atëherë, ekspertët vlerësojnë se popullata ka rënë në 1,6 apo 1,7 milionë për shkak të migrimit masiv.

 Në vitin 2011 u ndërpre përpjekja për regjistrim, me akuza midis komuniteteve etnike për përpjekje për rritjen e numrave.

 Sipas Entit Kombëtar për Statistikë, disa ditë para përfundimit të punës më 30 shtator, më tepër se 1,3 milionë njerëz janë përgjigjur në pyetjet për përkatësinë e tyre fetare dhe etnike, gjuhën amtare, gjuhën e përdorur, nivelin e arsimimit apo të ardhurave. 

Related posts

Boçvarski nesër në Sofje do të nënshkruaj memorandum për ndërtimin e Korridorit 8

Z H

Kryetari i komunës së Lozovës në polici ka denoncuar rrezikimin e sigurisë

D V

Fillon me sukses regjistrimi edhe në komunën e Sarajit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More