Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

“La Scala” pa hapje tradicionale të sezonit

Shtëpia e operës në Milan, “La Scala”, ka vënë në skenë të hënën një përmbledhje televizive triorëshe me arie e balet. Kjo, pasi që pandemia e koronavirusit e ka detyruar të anulojë hapjen tradicionale të sezonit për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Duke mbajtur maska, anëtarët e korit dhe të orkestrës kanë performuar himnin kombëtar para një auditoriumi të zbrazët, që viteve të kaluara do të mbushej me elitën politike, biznesore e atë të estradës në Itali, për një nga ngjarjet kryesore në kalendarin milanez.

Organizatorët e kanë quajtur këtë show “A riveder le stelle” (“t’i shohësh sërish yjet”) si referencë për frazën e fundme në “Infernon” e Dante Alighierit, që shenjëzon shpresë se pandemia, e cila ka vënë në gjunjë ekonominë e Evropës, së shpejti do të tejkalohet.

“Kjo ishte një përvojë e parëndomtë, por shpresoj të mos e përsërisë më”, ka thënë dirigjenti Riccardo Chailly.

Italia ka mbyllur teatrot dhe sallat koncertale në tetor për të frenuar rishpërthimin e pandemisë dhe kufizimet do të mbesin në vend deri të paktën pas sezonit të festave të Kërshëndellave.

Disa performanca ishin të drejtpërdrejta e të tjera të incizuara më herët. Ato kanë përfshirë edhe yllin e vallëzimit Roberto Bolle, që ka performuar solo një balet të rrethuar vetëm nga rrezet e dritave.

Organizatorët i kanë çuar shikuesit edhe te përgatitjet dhe te vendet në prapaskenat e “La Scala”, teatri 242-vjeçar në zemër të jetës muzikore të Milanit.

Me rajonin e Lombardisë rrotull Milanit, si një ndër vendet më së keqi të prekura në Evropë e që ende shënon mijëra infektime të reja me koronavirus, është ende e paqartë se si “La Scala” do të vërë në skenë sezonin e saj të ri.

Në tetor, një duzinë këngëtarësh e muzikantësh të “La Scala” dolën pozitivë me koronavirus, duke bërë që të gjithë anëtarët e korit të hynin në karantinë krahas anëtarëve të orkestrës

Postime të ngjashme

366 filma në garë për “Oscar”

S.B.

“Golden Globes” Fituesit do t’i presin trofetë nga shtëpitë

S.B.

Filtër për filmat e diktaturës, Godole: Transmetimi i tyre “vret” në vazhdimësi ish-të përndjekurit

S.B.

Ministria e Kulturës anashkalon festivalin “Bletëzat”

J D

Akademia e Shkencave po bën hartimin e tri veprave madhore albanologjike

S.B.

Del në ankand një pikturë e rrallë e Van Gogh

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...