Agjencia Zhurnal.mk

Labi-babait: Ishe shkaktari që më ktheve nga gurbeti

Këngëtari dhe deputeti i njohur, Labinot Tahiri-Labi, aktualisht është një prej këngëtarëve më të pëlqyer.

Labi përveç si këngëtar e deputet njihet edhe si humanist dhe i dashur për publikun dhe familjen.

Përkundër angazhimeve të tij, ai asnjëherë nuk harron të urojë dhe të falëndërojë njerëzit më të dashur për të.

Kësaj here Labi me fjalë të zgjedhura ka uruar babin e tij për ditëlindje. Ai gjithashtu përmes disa fotografive të publikuara në “

Facebook”, ka shprehur dashurinë dhe respektin që e ka për të atin. Madje ka treguar se babai i tij ishte shkaktari që ai të kthehej në Kosovë e t’i shërbente popullit të tij.

O Islam Raif Tahiri, e baba i imi e i familjes sonë! Kur isha i vogël edhe frymarrjen ma degjoshë derisa bia në gjumë! Sa shumë mē dhe kulturë e sa shumë më dhe forcë në jetë të jem i vendosur në shumë rrugë, e të besojë në njerëz e në vendin tim, sepse edhe ti, edhe unë me ty një kohë e kishim të vështirë jetën, por kurrë nuk u dorëzove! Ishe shkaktari që më ktheve nga Gurbeti e sot me krenari i shërbej këtij populli. Si çdo prind që ka ditëlindjen dhe familja e tyre ua urojnë, edhe ne ty ta urojna e gjithë familja. Tē paqim edhe mē gjatë në jetë ISLAM DIGITRONII SE KËSHTU TË QUANIN I GJITH FERIZAJ🙏🏼🤝 Djali-Labi”, ka uruar ai krahas fotografive të publikuara në “Facebook”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...