Showbiz

Lady Gaga me plot kurajo provon të ngjitet në shkëmbinj të rrezikshëm

Zhurnal Ads

Këngëtarja e njohur amerikane, Lady Gaga, ka arritur të prekë majat e industrisë muzikore si artiste e kompletuar.

Por, përpos muzikës ajo ka provuar të arrijë majat edhe përmes ngjitjes në disa shkëmbinj të rrezikshëm, shkruan Daily Mail.

Krijuesja e hitit “Born This Way” përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe në të cilat shihet duke praktikuar sporte ekstreme.

https://www.instagram.com/p/CF8fJTisA7y/?utm_source=ig_web_copy_link

Fotografia ishte shkrepur nga dikush tjetër që ishte më lartë se këngëtarja, ndërsa ajo shihej e kapur në disa hekura.

Në përshkrim ajo kishte bashkangjitur një ‘emoj’ që përshkruante fuqinë, bashkangjitur edhe një zemër të kuqe.

https://www.instagram.com/p/CFYBoVQs0Vu/?utm_source=ig_web_copy_link

Përmes një veshje të ekspozuar ajo jo vetëm që kishte vënë në pah linjat trupore, por edhe muskujt e fituar nga ushtrimet e shumta.

Gaga përndryshe një sport të tillë e ka konsideruar si ndihmesë për të luftuar frikën, ndërsa më parë ka bërë të ditur se ka luftuar me depresion.

https://www.instagram.com/p/CE0PvdQMAWk/?utm_source=ig_web_copy_link

Postime të ngjashme

Fifi unike me paraqitjet, merr vëmendjen e madhe të fansave

admin

Luana Vjollca shfaqet nga vetura ‘Rolls Royce’: Duajeni veten

admin

Morena Taraku për vetëm një palë xhinse shpenzon afro 500 euro

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...