Lady Gaga shkëlqen me fustane të dizajnuara nga motra e saj

Ka më shumë se një yll të modës në familjen Germanotta.

Në një koncert të transmetuar drejtpërdrejt nga Westfield në fillim të javës së kaluar, Lady Gaga interpretoi këngë nga albumi i saj i ri me Tony Bennett, “Love for Sale”.

Ajo doli në skenë me dy fustane nga Topo Studio, marka e re e krijuar nga motra më e vogël e Gagës, Natali Germanotta.

Për aktin e saj të parë, fituesja e Grammyt performoi e veshur me një fustan të tejdukshëm dhe të zbukuruar me pendë.

Ajo më vonë u pa në një fustan të zi prej kadifeje me një të çarë deri në kofshë për të kënduar këngët e tjera.

“Faleminderit motrës sime të talentuar për dizajnimin e kostumeve të mia të bukura për shfaqjen!”, shkroi Gaga në Instagram. 

Related posts

Erkand Qerimaj del i pari në baterinë B me 338 kilogramëve në dygarësh për peshën 81 kilogramë

D V

Askush nuk bën dhurata si Ermal Fejzullahu; Këngëtari shpenzoi shumë për të surprizuar bashkëshorten

Redaksia

Era Istrefi publikon video duke bërë ‘twerk’

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More