Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Lady Gaga vazhdon romancën me Michael Polansky, publikon një imazh duke shkëmbyer puthje me të nga inaugurimi i Biden

Jennifer Lopez nuk ishte e vetmja që solli partnerin e saj në ceremoninë e inaugurimit javën e kaluar.

I dashuri i Lady Gagas, Michael Polansky, po ashtu ishte pjesë e inaugurimit të Joe Biden dhe të dy patën një moment intim që është zënë edhe nga kamerat.

Gaga dhe Polansky u shfaqën duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin, ndërsa mbanin maskat.

Fotografinë e tillë e publikoi ditën e sotme (e martë) edhe Gaga në rrjete sociale.

Biondja, e cila këndoi himnin kombëtar përpara betimit të Biden dhe Kamala Harris, zgjodhi një fustan të veçantë për momentin historik.

Ata po ashtu atë pasdite ishin ulur pranë Lopez dhe të fejuarit të saj, Alex Rodriguez.

Është një paraqitje e rrallë publike e Michael dhe Lady, të cilët janë në lidhje prej më shumë se një viti.

34 vjeçarja konfirmoi romancën në një postim të ndarë në rrjete sociale më 3 shkurt.

Postime të ngjashme

Xhensila Myrtezaj merr vëmendje me stilin unik në imazhet e reja

D V

Producentja Vjosa Berisha tregon se është diagnostikuar me kancer, ndërsa përçon edhe një mesazh

D V

Enca anulon të gjitha mbrëmjet muzikore për këtë verë

D V

Oriola Marashi mahnit me linjat trupore, ndërsa mbulon gjoksin me kapelë

D V

Linda Halimi tregon se si i kalon netët e nxehta të verës

D V

Tayna pozon me këmbën lart në mur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...