Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

“Lagja e Trimave”, kosovarët kërkojnë transfer nga burgjet e Maqedonisë

Shkup, 2 shkurt – Ministria e Drejtësisë së Kosovës dhe Institucionet gjegjëse atje nuk kanë ndaluar për asnjë moment kontaktin me Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut për transferin e të dënuarve me burg të përjetshëm në rastin “Lagja e Trimave” në Kosovë. Problemi për transfer për momentin është se vendimi gjyqësor ende nuk është i plotfuqishëm, ndërsa sipas autoriteteve kosovare vullnet politik për këtë çështje ka në dyja vendet. Në anën tjetër nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë nuk japin detaje për kontaktet që kanë me palën kosovare, por theksojnë se veprojnë në suaza të kornizave të ligjit. Ndërkohë, edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut me Programin e ri 2020-2024 ka paraparë që me reformat në sistemin gjyqësor, të bëhet edhe rihetimi i 5 për qind të rasteve gjyqësore, të cilat konsiderohen se janë të montuara politikisht. Në opinion një nga rastet që konsiderohet si i montuar politikisht nga regjimi i Gruveskit, llogaritet edhe rasti i Kumanovës.

Por, familjarët e të dënuarve në rastin “Lagja e Trimave”, nuk shohin të ketë vullnet politik për transferimin e të dënuarve në Kosovë, për të vuajtur dënimin atje. “Nuk shoh vullnet as politik, as institucional të Institucionëve si andej si këndej për rastin. Më shumë janë deklarative për konsum politik. Ata vazhdojnë të jenë në paraburim ose burg, duke pritur në reflektim të Institucioneve të drejtësisë, për drejtësi dhe ri gjykim të rastit”, deklaroi për Zhurnal, Dardan Krasniqi vellai i Komandat Malishevës- Muhamed Krasniqit. Megjithatë, ajo që presim së pari protagonistët e rastit Kumonova, shprehet më tej Dardan Krasniqi, është drejtësia cili do qoftë epilogu i saj, të gjithë ata që kanë përgjegjësi institucionale e politike le ti lëvizin këmbët dhe mendjën për ta sjellë drejtësin për këtë rast. “Aaskush askujt nuk ja ka borxh e as hak “mashtrimin” dhe dhënjën e shpresës kot, sepse i burgosuri e pret lirinë, i varfëri e pret miellin, vonesat e padrejta me këto kategori janë padrejtësi e dytë dhe e pafalshme. Por duke pa momentumin politik dhe të kaluarën politike e istitucionale të drejtësisë dhe vullnetit politik në Maqedoni, zor që do ketë lëvizje. Rastit Kumanova nuk i ka ardhë ende rasti me ba kompromis forcat politike atje për ndonjë pazar të vetin siq ka ndodhë në vazhdimësi”, thekson Krasniqi.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015. Për vepër “terrorizëm” ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. Trembëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg: Esat Kafegjolli, Adrian Bujari, Shefqet Hallaqi, Betim Kabashi, Genti Sefaj, Enver Hoxha-Klajn, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari dhe Fatmir Recica. Përderisa gjashtë prej 37 të akuzuarve janë dënuar me nga 20 vjet burg. Të dënuarit me nga 20 vjet burg janë: Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdija, Lendrit Rustemaj, Mirsad Qerimi dhe Qenan Hiseini. Kurse të akuzuarit e tjerët janë dënuar me nga 18 vjet e më poshtë. Ragmi Latifi është dënuar me 18 vjet heqje lirie, Irfan Lutfiu me 14 vjet, Arsim Bajrami me 13, Musa Pajaziti me 12, Seadudin Abdullahu 14, Elham Arifi me 13 dhe Ebib Alimi me 12 vjet burg. Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogariten si organizatorë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Gjykata Penale i ka liruar si të pafajshëm Ibrahim Murtezanin, Besnik Bajramin, Fazli Osmanin dhe Besnik Ajdinin. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Thyhen disa drunj në stadiumin e Tetovës, kërkohen autorët

Z H

Xhaferi-Gërvalla Shvarc: Intensifikim i politikave dhe marrdhënieve ekonomike Maqedoni – Kosovë

Z H

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

17 të shëruar dhe 74 raste të reja me Covid, vdesin dy pacientë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...