“Lagjja e Trimave”/ Mbrojtja kërkon rigjykim të rastit

Shkup, 7 korrik – Për shkak të shkeljeve thelbësore të procedurës penale para gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë, të përcaktuar gabimisht situatën faktike dhe shkeljen e kodit penal, mbrojtja e të akuzuarve në rastin “Lagjja e Trimave” sot në një seancë publike para Gjykatës së Lartë kërkoi shfuqizimin e aktgjykimit dhe rasti të kthehej për rigjykim ose të shndërrohej në vendim për pafajësi.

 

Nëntë ankesa arriten tek Gjykata e Lartë, nga e cila shtatë persona kërkuan seancë publike. Në séance e sotme publike pjesëmarrë ishin katër, ndërsa tre e informuan me shkrim gjykatën se nuk dëshironin të merrnin pjesë.

Avokati Naser Raufi, i cili foli para Gjykatës së Lartë për dy nga të akuzuarit, Amdi Krasniqi dhe Dem Shehu, tregoi disa shkelje thelbësore të procedurës penale nga Gjykatat Penale dhe të Apelit.

Raufi, në një deklaratë për media para Gjykatës së Lartë, sqaroi se Ali Ahemetin e përmendi në mënyrë që të dëshmoj se Krasniqi dhe Shehu nuk janë organizatorët e kësaj ngjarjeje fatkeqe penale.

Avokati i mbrojtjes Mefail Arslani, duke shpjeguar ankesën para Gjykatës së Lartë, tha se kishte shkelje thelbësore, si dhe përcaktim të gabuar dhe jo të plotë të situatës faktike.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit në muajin maj të vitit 2015 në vendbanimin Lagja e Trimave në Kumanovë, tetë pjesëtarë të forcave maqedonase të sigurisë e humbën jetën, ndërsa dhjetë anëtarë të grupit të armatosur u vranë.

Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga shkurti i vitit 2016, në Gjykatën Penale u mbajtë seancë penale kundër 29 personave të akuzuar për vepren penale “organizatë terroriste” dhe “terrorizëm”. Të gjithë 29-të të akuzuarit në ngjarjet e Kumanovës u deklaruan të pafajshëm para gjykatës. Rasti u bashkua më vonë me rastin “Rrufeja”, në të cilën u zhvilluan procedurat ligjore kundër tetë ndihmësve të grupit të armatosur nga “Lagja e Trimave”, i cili rriti numrin e të akuzuarve në gjithsej 37.

Gjykata Themelore Penale shpalli vendimin e shkallës së parë në nëntor të vitit 2017 dhe Gjykata e Apelit e la në fuqi atë deri në muajin korrik të vitit 2019. Nga 37 të akuzuar për “terrorizëm” dhe “organizatë terroriste”, 33 u dënuan për vepra penale (shtatë me burgim të përjetshëm dhe pjesa tjetër 26 persona nga 12 vjet deri në 40 vjet burg), ndërsa katër u liruan.

Related posts

Një person humbi jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar në aksidentin në rrugën Gostivar-Kërçovë

Redaksia

Kryeministri Zaev do të kontrollojë fazën përfunduese të stacionit filtrues në Shtip

D V

Prezantohet logoja me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More