Lajçak flet për takimin ne Konjufcën: Kuvendi luan rol të rëndësishëm në procesin e dialogut

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me kryeparlamentarin GLauk Konjufca.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se në këtë takim ka theksuar rolin e rëndësishëm të Kuvendit në procesin e dialogut.

“Sot në mëngjes, u takova me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe udhëheqësit e grupit. Theksova rolin e rëndësishëm të parlamentit dhe isha i kënaqur kur dëgjova se ata e kuptojnë plotësisht nevojën për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe e mbështesin atë”, ka shkruar Lajçak.

Diplomati sllovak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë të së cilës është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe krerët e partive politike. 

Related posts

“Plisat” me peticion kërkojnë vendosjen e shtatores së Komandantit Legjendar në Prishtinë

D V

Kosovë: Rreth 90% të rasteve të infektimit janë me variantin Delta

D V

Diskutohet projektligji për Gjykatën Komerciale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More