Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Lajçak: Ka progres në bisedime, takimi i radhës gjatë këtij muaji

Sot në Bruksel ka përfunduar takimi i radhës i nivelit të lartë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Emisari special i BE-së Mirosllav Lajçak është takuar me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas të cilit ai ka dhënë detaje lidhur me temat e diskutuara në takim.

Ndërsa e ka quajtur të rëndësishëm mbajtjen e këtij takimi, në vijimësi të takimit në Shtëpinë e Bardhë fundjavën e kaluar për normalizim ekonomik ndërmjet dy shteteve, diplomati sllovak tha se Hoti dhe Vuçiq konfirmuan se i japin përparësi integrimit në BE dhe vazhdimit të punës në dialogu, gjë e cila sipas tij është thelbësore për progresin në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

“Në takimet tona sot, ne folëm për bashkëpunimin ekonomik dhe personat e zhdukur dhe të zhvendosur – temat që u hapën në takimin tonë të fundit të nivelit të lartë. Dhe jam i lumtur të njoftoj se kemi bërë përparim të plotë në diskutime. Ne gjithashtu diskutuam për herë të parë, si pjesë e negociatave të një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme, rregullimet për komunitetet jo-shumicë dhe gjithashtu zgjidhjen e kërkesave të përbashkëta financiare dhe pronës. Ky ishte një shkëmbim i parë që na lejoi të përcaktonim hapat e ardhshëm në diskutimet tona. Takimi ynë i ardhshëm do t’i kushtohet këtyre dy temave”, është shprehur Lajçak.

Ai ka bërë të ditur se negociatat e sotme ishin intensive dhe jo të lehta, por ajo që sipas tij mbizotëroi në këtë takim, ishte vullneti i të dyja palëve për të çuar përpara diskutimet, me gjithë çështjet e dhimbshme dhe komplekse në fjalë.

“Ne ramë dakord për të ndjekur diskutimet tona në nivelin e ekspertëve javën e ardhshme dhe për t’u ri-mbledhur në nivelin e udhëheqësve më vonë këtë muaj”, ka thënë Lajçak.

Postime të ngjashme

Ministri gjerman tregon arsyen e vizitës në Prishtinë e Beograd

S.B.

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas arrin në Kosovë

S.B.

Murati sqaron vendimin për shtesat e pensioneve bazike

S.B.

AAK e quan skandaloze ndaljen e shtesave për pensionistët, kërkon nga Qeveria ta anulojë këtë vendim

S.B.

Osmani falënderon shefin e BE-së, Szunyog për vaksinat që janë siguruar nga BE-ja

S.B.

Tërmkolli reagon pasi Abdixhiku e takon Jusuf Buxhovin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...