Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Lajçak për dialogun: Asgjë nuk zgjidhet derisa gjithçka të zgjidhet

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me synimin për normalizimin midis dy vendeve thotë se “Shkëmbimi i territoreve midis këtyre dy vendeve do të ishte një ide shumë e rrezikshme”, transmeton Insajderi.

Kështu është shprehur ai në një intervistë për të përditshmen franceze “Le Monde”, ku tutje u shpreh se në këto bisedime “asgjë nuk zgjidhet derisa gjithçka të zgjidhet”.

“Asnjë çështje nuk duhet të lihet mënjanë, siç kishte qenë rasti në të kaluarën, siç janë pretendimet e ndërsjella financiare ose mosmarrëveshjet pronësore. Temat e tjera ishin diskutuar, por diskutimet kurrë nuk rezultuan në zbatim. Pra, të dy palët e dinë saktësisht se çfarë po negociohet”, thotë tutje Lajçak.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

“Ne tashmë kemi përfunduar diskutimet për personat e zhdukur, personat e zhvendosur ose bashkëpunimin ekonomik. Por asgjë nuk zgjidhet derisa gjithçka të zgjidhet”.

Lajçak më tej tha se gjëja më e rëndësishme për mua është edhe një herë konfirmimi se uniteti SHBA-Evropian është një faktor vendimtar për suksesin në Ballkan.

“Ne jemi komplementarë. Gjatë vitit të kaluar, ka pasur konfuzion rreth procesit të nisur nga Uashingtoni, i cili ishte kryesisht një person [Richard Grenell, i dërguari special i Donald Trump], jo administrata amerikane si e tillë. Mendimi i Departamentit të Shtetit ka qenë gjithmonë mbështetja e pozicionit të BE-së në rolin udhëheqës. Bashkëbiseduesit e mi rajonalë më thanë se ata nuk dëshironin të zgjidhnin midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës”, ka thënë Lajçak.

Postime të ngjashme

Çitaku e tronditur: Duriqi një prej gazetarëve më të guximshëm në Kosovë

S.B.

53 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë

S.B.

Fjalimi shqip në Parlamentin serb, Vulin: Kamberin dua ta krahasoj me Esat Pashën, jo me Shaban Polluzhen që ishte vrasës

S.B.

Mbi 14 mijë zarfe me fletëvotime të refuzuara, KQZ: Ja arsyet

S.B.

814 gjoba anti-COVID të shqiptuara në 24 orët e fundit

S.B.

PE: Njihni Kosovën, Komisioni i Jashtëm kërkon edhe liberalizimin e vizave për qytetarët

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...