Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Lajçak për mediumin serb: Kurti është i gatshëm të vijë në Bruksel e të takohet me Vuçiqin

Lajçak thotë se arsyeja kryesore e vizitës së tij në Ballkani ishte takimi me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, “si negociator i ardhshëm me Serbinë”. Përfaqësuesi evropian thotë se në Prishtinë dhe në Beograd pa vullnet për t’i vazhduar negociatat. Ndonëse kandidati për kryeministër, Albin Kurti, thotë se nuk e ka prioritet dialogun, Lajçak thotë se Kurti është i gatshëm për ta vazhduar dialogun me Serbinë.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për ndërmjetësimin në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një interviste në mediumin serb “N1”, ka treguar se çfarë bisedoi liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin, që i fitoi zgjedhjet në Kosovë me afro 50 për qind të votave.

Duke folur për takimin me Kurtin, që zgjati më shumë se tri orë, Lajçak thotë se Kurti e ka kuptuar se dialogu është i nevojshëm, se është i gatshëm t’i vazhdojë negociatat dhe se ai do të jetë prijës i delegacionit të Kosovës.

“Ai është i gatshëm të vijë në Bruksel, të takohet me Presidentin Vuçiq dhe kjo do të ndodhë në një kohë të përshtatshme, pas formimit të institucioneve”, ka thënë përfaqësuesi i BE’së.

Lajçak ka thënë se po presin formimin e institucioneve në Kosovë, që të vazhdojnë me caktimin e takimit mes liderit serb, Aleksandër Vuciq dhe kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, që pritet të jetë Albin Kurti, si i kandiduar i partisë fituese.

“Mendoj që kemi kohë të mjaftueshme dhe pres që takimi i para të bëhet në një kohë të përshtatshme – pas formimit të institucioneve të nevojshme (në Kosovë) dhe kjo mund të ndodhë sigurisht para verës”, ka thënë përfaqësuesi i BE’së.

Lajçak thotë se në dialog duhet të fokusohen brenda këtij viti, duke përmendur se në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, Serbia mban zgjedhjet presidenciale.

“Ne kemi kohë të mjaftueshme që të fokusohemi në dialog deri në fund të vitit. Sepse, Serbia po pret zgjedhjet vitin e ardhshëm, në pranverë”

“Unë pres që takimi i parë do të ndodhë në një kohë të përshtatshme, pas formimit të institucioneve të Kosovës dhe kjo mund të ndodhë gjatë verës” , ka thënë Lajçak.

Duke përmendur se dialogu mund të rinis pasi Kosova të rehatohet me formimin e institucioneve, Lajçak ka thënë se “Kurti është i bindur që këto do të zgjidhen shpejt”.

Lajçak ka vizituar të hënë e kësaj jave Prishtinën, ku qëndroi tir ditë. Më pas e ka vizituar Beogradin.

Dialogu Kosovë – Serbi në dy vitet e fundit ka stagnuar. Fillimisht ishte ndërprerë në në nëtor të vitit 2018, pasi ish-kryeministri Ramush Haradinaj i vendosi tarifë të qindpërqindtë produkteve serbe. Takimet mes palëve në Bruksel vazhduan vetëm atëherë kur kryeministri Avdullah Hoti (qershor, 2020) hoqi reciprocitetin që e kishte vendosur paraardhësi i tij, Albin Kurti.

Postime të ngjashme

Glauk Konjufca: Përpilimi i padisë për gjenocid kundër Serbisë do të merr kohë

N E

Prokuroria Themelore në Prishtinë nis hetim për “Zbulimin e fshehtësisë zyrtare”

N E

Haxhiu: Sigurimi i vaksinave është top prioritet i qeverisë

N E

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në Mitrovicë

N E

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

Në Kosovë nga e hëna mësimi me prezencë fizike

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...