Lajçak porosit: Politikanët të tregojnë qasje të përgjegjshme për integrimin e RMV-së në BE

nga Redaksia

Shkup, 17 janar – Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së sa lehtësohet aq më shumë vështirësohet e kjo krejt varet prej lidershipit politik në vend. Presidenti vendit, Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në takimin e 54-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, dje në Davos ka takuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak. Nga kabineti presidentit bëjnë të ditur se kryetema e takimit kishte të bëjë me rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Dhe Lajçaku ka dërguar porosi që politikanët e vendit duhet të tregojnë përgjegjësi për integrimin e vendit në BE. Por, parakusht i rëndësishëm vazhdon të mbetet raporti i mirë fqinjësor në mënyrën e vetme për të siguruar bashkëpunim rajonal dhe në këtë formë edhe paqe të përhershme dhe stabilitet, shkruan Zhurnal.

Pendarovski-Lajçak: Politikanët të tregojnë qasje të përgjegjshme për integrimin e RMV-së në BE

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në takimin e 54-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, dje në Davos ka takuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.

Siç njoftuan nga kabineti i Pendarovskit, në takim u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale dhe sfidat kryesore rajonale, për pritjet nga dialogu Beograd-Prishtinë dhe për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal si një nga parakushtet kryesore për paqen, stabilitetin dhe stabilitetin e qëndrueshëm dhe prosperitet në Ballkan.

“Lidhur me perspektivat e Maqedonisë së Veriut, të dy bashkëbiseduesit theksuan domosdoshmërinë e një qasjeje të përgjegjshme të të gjithë aktorëve politikë, për të siguruar zbatimin e plotë të proceseve reformuese dhe për të ruajtur kursin evropian të shtetit”, thuhet në deklaratë.

Pendarovski dhe Lajçak theksuan gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të komunikimit të rregullt dhe shkëmbimit të mendimeve dhe informacioneve me interes të përbashkët.

Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së ka zanafillë të hershme –

Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, është pozicionuar në drejtim të anëtarësimit në BE si veprim strategjik i domosdoshëm për zhvillim të shtetit. Pra, rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian ka filluar menjëherë pas pavarësimit, ndërsa zyrtarisht më 17 dhjetor të vitit 2005 Këshilli Evropës vendosi që Republikës së Maqedonisë, atëherë, ndërsa sot RMV-së, statusit shtet kandidat për anëtarësim në BE. Më 17 dhjetor të po këtij viti, 2023, RMV mbush plot 18 vite po me të njëjtin status vetëm shtet kandidat, pa marrë datën për fillim të negociatave.

Por, a është i nevojshëm ose i mjaftueshëm vetëm aplikimi e interesi i një shteti për t’u anëtarësuar në BE?, sigurisht që jo. Bëhet fjalë për disa kushte që duhet plotësuar secili shtet i interesuar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Mirëpo, për çfarë kushtesh bëhet fjalë, flitet për kushte që janë vështirë për t’u plotësuar apo mungesë e seriozitet të shteteve kandidate në përgjithësi, e në veçanti të shtetit tonë?, janë çështje të diskutueshme

Kujtojmë se, pengesa më e madhe për mos marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut është shteti Bullgar, që në mënyrë të drejtpërdrejt pengohet edhe Shqipëria. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat Bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE. Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.

Ndryshe, zgjidhja e vetme është bazuar në planin franko-gjerman përmes të cilit Maqedonia e Veriut është e obliguar të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të fusë bullgarët si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit. Por, për këto ndryshime nevojiten 80 vota të deputetëve që shumica aktuale parlamentare e ka të vështirë t’i sigurojë, pasi opozita maqedonase kundërshton ashpër e opozita shqiptare ka vendosur dy kushte. Përmes këtij plani arrihet marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por esenciale janë ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More