Lajçak: Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës së Ibrit janë çorientuese

nga Xh M

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar lidhur me çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Lajçak ka theksuar se pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë mashtruese.

“BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë çorientuese”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

Mes tjerash, ai ka lënë të kuptohet se kjo çështje do të diskutohet në takimin e ardhshëm në Bruksel.

“Imponimi i një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve. Qeverisja e mirë kupton ndjeshmërinë e pakicës. Se si do të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës do të diskutojmë në takimin e ardhshëm në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More