Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

Shkup, 9 maj – Maqedonia e Veriut ka përmbushur pjesën e saj të detyrimeve. Tashmë është koha që BE të japë mesazh, pa vonesë, pasi çdo vendim tjetër do të minonte besueshmërinë e BE-së për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ky, siç njoftoi kryeministri Zoran Zaev në Twitter, është mesazhi i përbashkët pas takimit me Mirosllav Lajçak, përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, takim ky që u mbajt sot në Bruksel, shkruan Alsat.

Ky takim paraqet fillimin e një serie takimesh që kryeministri Zev prite t’i realizojë në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE-së. Nesër në selinë e BE-së në Bruksel, Zaev do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli, përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell, zëvendës presidentin ekzekutiv të KE-së Frans Timmermans si dhe komisionerin e BE-së për zgjerimi, Oliver Varhei.

Në takimet me përfaqësuesit e lartë të BE-së pritet të diskutohet mbi procesin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, veton bullgare, por edhe deklaratat e fundit të komisionerit Varheji për mundësinë që Shkupi dhe Tirana të ndajnë rrugët në procesin e anëtarësimit në BE.

Zaev në Brukes po shoqërohet nga zëvendës kryeministri Nikolla Dimitrov dhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Sipas njoftimit nga shërbimi për shtyp i qeverisë, gjatë vizitës së tij në Bruksel, Zaev do të takohet gjithashtu me Augusto Santos Silva, ministër i Punëve të Jashtme në Portugali, vend ky që aktualisht mban Presidencën e BE-së.

Postime të ngjashme

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

Gjykatësit me rritje të pagave prej 15% deri në vitin 2022

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...