Agjencia Zhurnal.mk

Lajçak sot bisedoi me Albin Kurtin e Goran Rakiqin për rinisjen e dialogut

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot ka biseduar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq, për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe për sitautën me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Lajçak përmes një njoftimi në llogarin zyrtare të tij në tëitter, duke thënë se bisedat me dy politikanët kanë qenë të frytshme.

“Kam vazhduar diskutimet me liderët politikë në rajon. Kam folur me kryeministrin në detyrë, Albin kurtin dhe Goran Rakiqin. Kemi pasur biseda konstruktive lidhur me rinisjen e dialogut, dhe përgjigjes ndaj COVID-19 dhe ndihmesave të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Lajçak. Lajçak dje ka biseduar gjithashtu edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, nënkryetarin e LDK’së, Lutfi Hazirin,, dhe kreun e NISMA’s, Fatmir Limajn.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...