Lajçak takon shefin e EULEX-it në Bruksel, flasin për sigurinë në Kosovë

nga D V

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dje në Bruksel është takuar me shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë takimit, Lajçak dhe Barbano zhvilluan një diskutim të detajuar mbi aktivitetet dhe progresin e EULEX-it në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e misionit për stabilitetin dhe sundimin e ligjit në vend.

Ata gjithashtu shqyrtuan zhvillimet më të fundit në terren dhe bashkëpunimin e ngushtë midis EULEX-it dhe autoriteteve kosovare.

“Gëzohem që mirëprita sot në Bruksel Generalin Barbano, Shefi i Misionit të EULEX-it. Patëm një diskutim shumë të dobishëm mbi punën e rëndësishme të EULEX-it dhe folëm për zhvillimet më të fundit në terren. E vlerësoj bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Lajçak. /Telegrafi/

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More