Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Lajen: Vendet e Ballkanit Perëndimor përjashtohen nga kufizimet për eksport të vaksinave

Bruksel, 10 shkurt – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen deklaroi se po përshpejtohet vaksinimi në Bashkimin Evropian, ndërsa qëllimi është vaksinimi i të paktën 70 për qind të popullsisë deri në fund të verës. Ajo në fjalimin para Parlamentit Evropian, paralajmëroi se pritet luftë me llojet e reja të Kovid-19 dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor u përjashtuan nga mekanizmi i BE për transparencë dhe miratim të eksporteve të vaksinave. 

“Të gjithë kemi nevojë për parashikim kur bëhet fjalë për shpërndarjen e vaksinave. Për këtë arsye është vendosur mekanizëm për transparencë dhe autorizim të eksporteve, nuk kemi në plan të kufizojmë kompanitë që i respektojnë marrëveshjet me BE-në, ndërsa automatikisht janë përjashtuar kufizimet e eksportit në vendet e Ballkanit Perëndimor, në fqinjësinë tonë, për nevoja humanitare dhe në 92 vende me të ardhura të vogla dhe mesatare nga instrumenti Kovaks”, tha Lajen, përcjell Zhurnal.mk

Ajo theksoi se BE-ja deri më tani ka shpërndarë 26 milionë doza vaksine dhe se rreth 70 milionë njerëz janë vaksinuar. Lajen pranoi që BE-ja ishte “tepër optimiste” në lidhje me prodhimin masiv të vaksinave, por i hodhi poshtë kritikat për furnizimin e përbashkët të vaksinave, e cila tani është vonohet në vendet anëtare. “Kishim të drejtë të porosisnim në mënyrë kolektive vaksinat si evropianë. Çdo gjë tjetër do të ishte ekonomikisht e palogjikshme dhe fundi i komunitetit tonë”, tha Lajen. 

Ajo përveç mbështetjes së paralajmëruar për prodhim masiv të vaksinave, paralajmëroi edhe koordinim në BE në luftën kundër mutacioneve të reja në Kovid-19.  “Nuk kemi shumë të dhëna për efektivitetin e vaksinës kundër mutacioneve  të reja të virusit. Ato vazhdojnë të shfaqen dhe ne duhet të përgatitemi menjëherë.  Duhet të sigurohemi që nuk do të ketë karantina dimrin e ardhshëm dhe më tej”, tha Lajen. Ajo shtoi se javën e ardhshme do të paraqitet agjenda e re për përgatitjet e BE-së për të luftuar llojet e reja Kovid-19. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

Zaevi për “Ballkan të Hapur”: Derisa BE-ja nuk e përmbush premtimin, ne do punojmë për një jetë më të mirë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...