Lajm i Fundit: Vazhdohet për 30 ditë paraburgimi për të arrestuarit në protestën e Tetovës (Foto)

Shkup, 24 shtator – Gjykata Themelore në Tetovë, ka sjellur vendim për të vazhduar edhe 30 ditë masën paraburgim për 5 të arrestuarit në protestat në Tetovë. Këtë informacion e bëri të ditur Besnik Asani, avokati i organizatorit të protestave Blerim Ahmeti, shkruan Zhurnal.

 

Me këtë vendim, mbeten në paraburgim Blerim Ahmedi, Naser Behluli, Veton Aliti, Arjan Sherifi dhe Xhemal Sadiki. Fillimisht atyre u ishte caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 8 ditëve për protestën e organizuar në shenjë revolte për zjarrin tragjik të 8 shtatorit në spitalin modular të Tetovës ku pati 14 viktima. Zhurnal më poshtë sjell edhe vendimin e sotëm të Gjykatës për vazhdim të paraburgimit.

Related posts

UEJL me ofertë të zgjeruar akademike dhe pako të shtuar të bursave

Z H

Visar Ganiu prezanton projektet e realizuara para qytetarëve të Çairit (Video)

Z H

Zaev: Vendimi më i mirë ishte hapja e shkollave

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More