Agjencia Zhurnal.mk

Lajm i mirë nga Malisheva: Mbushë një javë pa asnjë rast me Koronavirusi

Komuna e Malishevës, ka hyrë në ditën e shtatë pa persona të prekur me COVID-19. Në këtë komunë dje janë shëruar edhe dy raste të personave të cilët paraprakisht ishin prekur nga ky virus.

Kështu ka deklaruar kreu i Malishevës, Ragip Begaj.

“…janë shënuar edhe dy raste të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga ky virus. Me këtë të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 36 persona, apo janë shëruar më shumë se gjysma e të prekurve”, thuhet në njoftimin e kryetarit.

Shërimi i dy personave është konfirmuar përmes komunikimit zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ndërkohë në Malishevë deri më tani janë  70 persona të prekur nga Covid 19, prej tyre 37 janë shëruar si dhe 1 person ka vdekur.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...