Shqipëri

Lajm i mirë nga QSUT/ Fëmija 5-muajshe ia del pas një operacioni të komplikuar në zemër

Zhurnal Ads

Një lajm i mirë vjen nga QSUT, ku një foshnje 5-muajsh arrin të shpëtojë pas një operacioni në zemër.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka shkruar se ndërhyrja ka qenë mjaft e komplikuar, por rezultoi e suksesshme.

“Çfarë lajmi fantastik për Emelin e vogël, familjen e saj por edhe të shërbimin mjekësor në QSUT, ku jo vetëm nuk është ndalur puna në kohën e epidemisë por operacione mjaft të komplikuara në zemër arrijnë të kryhen me sukses.

Në ditën botërore të zemrës, ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT ka realizuar ndërhyrjen e suksesshme tek Emeli vetëm 5 muajsh, e cila tashmë gëzon shëndet të plotë dhe është gati të kthehet në shtëpi” shkruan ministrja.

Postime të ngjashme

Agjenti i antidrogës gjendet i vdekur nga COVID-19 në banesë

T E

Zhvillimet politike, Lulzim Basha paralajmëron një konferencë shtypi

admin

Do marrin 40 mijë lekë, qeveria miraton pagën për naftëtarët, por me afat, ja si të aplikoni

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...