Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Lajm i mirë për banorët e Dizhonit dhe Seravës, nga java tjetër fillojnë punimet për kanalizim dhe ujësjellës

Zhurnal Ads

Shkup, 10 shtator – Zhurnal.mk – Një lajm i mirë sot vjen nga komuna e Çairit. Kryetari i kësaj komune Visar Ganiu, ka bërë të ditur se nga java e ardhshme, do të fillojnë punimet për rekonstruimin e ujësjellësit dhe rrjetit të kanalizimit në lagjet e Dizhonit dhe Seravës, informon Zhurnal.

Sipas njoftimit të Ganiut, do të kryhet rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën Mesta me krahë dhe rruga 138 në lagjen Serovë.

Më tej, në rrugën Dizhon 1, pas përfundimit të projektit për infrastrukturën nëntokësore, fillon dhe asfaltimi i tërësishëm i cili përfshirnë 794 m2.

Më pas, pas përfundimit të punimeve për kanalizim dhe ujësjellës në rrugën Dizhon 13, do të fillojnë dhe punimet për asfaltimin e kësaj rruge.

Qytetarët e këtyre vendbanimeve kanë qenë duke pritur me vite për këto punime pasi që çdo herë kur ka pasur rreshje të shiut, janë vërshuar rrugët nga rrjeti jo i mirë i kanalizimit.//Zhurnal.mk

Zhurnal Ads
https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/2627577010904284
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela – në vizitë pune në Këshillin Inspektues

E.E.

Ulet numri rasteve të reja me Covid-19, mbeten apelet për respektim të masave

E.E.

Shtrenjtohet dizeli, lirohet benzina

Z H

Filipçe paralajmëron masa të reja restriktive për mbrojtje nga korona virusi

Z H

Carovska: Do të përkushtohemi në trajnim intensiv të arsimtarëve

D J

Në mënyrë intenzive vazhdojnë punimet te shkolla fillore “Jashar Bej Shkupi”

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...