Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Lajm i mirë për diasporën në SHBA – Western Union së shpejti në lokacionet e marketeve Walmart

Shërbimet globale të Western Union do të jenë të disponueshme në lokacionet Walmart në mbarë SHBA ndërsa bashkepunimi pritet të fillojë në pranverën e këtij viti.

Walmart është zinxhiri më i madh dhe më i njohur i marketeve në SHBA dhe ka më shumë se 2.2 milion puntorë në të gjithë botën – gati 1.5 milion vetëm në SHBA. Walmart është njëkohësisht edhe kompania më e madhe në botë për shitje me pakicë.

Miliona amerikanë mbështeten në strategjinë transparente të Walmart që ofron produkte dhe shërbime me cmime konkurente. Me shtimin e shërbimeve Western Union, klientëve të Walmart do t`u ofrohen më shumë zgjedhje, komoditet dhe qasje në shërbimet e reja, sepse Walmart është shumë më tepër sesa një vend ku klientët blejnë. Për miliona, është gjithashtu një vend që ata i besojnë edhe për nevojat e tyre financiare. “Ne jemi të entuziazmuar që së shpejti fillojmë të ofrojmë shërbime të transferimit të parave Western Union në lokacionet Walmart dhe së bashku vazhdojmë të lidhim familjet dhe miqtë në mbarë botën përmes platformës globale Western Union.” – thonë nga Walmart.

Prezenca në zinxhirin e Walmart, që është një vend i preferuar për të bërë pazaret ditore për të gjithë amerikanët, e lehtëson edhe qasjen e bashkëvendasve tanë me banim në SHBA tek lokacionet e Western Union, duke ditur se ata rregullisht japin përkrahje financiare për familjarët e tyre në vendlindje. 

Postime të ngjashme

Nënshkruhen 12 marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë dhe Kosovën

Z H

Shaqiri: Kyçja në platformën e interoperabilitetit është domosdoshmëri për secilin institucion

Z H

KSL: Në vend që të thoni se administratorët janë të korruptuar, rrituani pagat atyre

Z H

“Mini Shengeni” nga nesër edhe më e fortë, forcohet bashkëpunimi mes Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë

Z H

Shërbime të reja në sportelet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Z H

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...