Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Lajm i mirë/ Vaksina antiCovid në Shqipëri do të jetë falas

Instituti i Shëndetit Publik po përgatitet për çdo skenar të mundshëm për vaksinimin ndaj COVID-19. Biologia Erida Nelaj, përgjegjëse e programit të vaksinimit në ISHP ka folur në “Real Story” gjerësisht për planin e Shqipërisë për pajisjen me vaksinën kundër koronavirusit Sars-Cov2 dhe se po vlerësohet çdo mundësi.

Ajo tha se për një vaksinë të tillë si ajo e Modernas Shqipëria i ka mundësitë e vaksinimit duke sjellë si eksperiencë fushatën e vaksinimit të polios në vitin 2000 që kërkon temperaturë në minus 20-25 gradë celsius. Sa i përket vaksinës së Pfizer që kërkon temperaturë minus 70-80 gradë tha se asnjë vend nuk është i përgatitur por se po shqyrtohet çdo mundësi.

Nelaj tha se Shqipëria është pjesë e COVAX dhe se vaksina do të merret nëpërmjet këtij organizmi. Po kështu ajo theksoi se në çdo rast vaksina kundër COVID-19 do të jetë falas.

“Vaksina është shumë e rëndësishme. vaksinimi ka parandaluar sëmundje të tjera. Përveç Pfizer dhe Moderna ka dhe vaksina të tjera të aprovuara në disa vende për përdorim të shpejtë”, tha ajo.

Kur pritet të mbërrijë në Shqipëri dhe nga momenti që mbërrin a i kemi kushtet dhe a janë marrë masat që këto vaksina të injektohen sa më shpejt?

Nuk duhet të mbetemi vetëm tek Pfizer, por janë dhe prodhues të tjerë. Janë 9 vaksina pothuajse në fazën e tretë. Ne i kemi filluar vlerësimet. Kemi një komitet ekspertësh që mbulojnë shumë mirë fushën e vaksinimit, që i vijnë në ndihmë programit.

Vaksinat e zakonshme, kemi dy lloje, kemi vaksina që kërkojnë kushte +2, +8. Dhe për vaksina në kushte plus 2 dhe plus 8 jemi të përgatitur ndërsa për vaksina që kërkojnë kushte -70 askush nuk është i përgatitur. Gjithsesi ne po i vlerësojmë të gjitha, si mund ta realizojmë ruajtjen në -70. Për vaksina në minus 25 ne jemi të përgatitur si për poliomielitin, i kemi kushtet.

Është bërë një zgjedhje nga ana juaj si ISHP? Ku do investohemi tek Moderna, Pfizer apo Johnson&Johnson?

Ne po përgatitemi dhe nuk mund të marrësh një vendim për një vaksinë të caktuar. Ne jemi pjesë e iniciativës COVAX, e udhëhequr nga OBSH dhe Aleanca globale e vaksinave, një mekanizëm për kurimin dhe ne jemi pjesë aty. Duke qenë pjesë e COVAX, ne fillimisht kemi shprehur interesin dhe kemi paguar pjesën e fondit të vaksinave të COVAX. Aprovimet merren nga FDA e Amerikës dhe jo nga CDC. Ne do t’i sigurojmë këto vaksina nëpërmjet COVAX. Është fitore që ne jemi pjesë e kësaj iniciative.

Sa vaksina gripi menaxhoni para sezonit?

Për vaksinat e gripit është 390 mijë, është me të vërtetë rritje e sasisë.

Jemi të përgatitur për të shpërndarë 2 milionë doza vaksinash?

Ne nuk kemi pse marrim Amerikën. Kemi eksperienca shumë të mira në vendin tonë. Kemi pasur fushata vaksinimi, si ajo e fruthit në vitin 2000. Kemi fushata të vaksinimit të polios që kërkon kushte në ngrirjes.

Sa ka zgjatur skema e polios, vaksinimi?

E polios ka zgjatur deri në 6 muaj. Synimi jonë është të mos jetë për 6 muaj, a ka mundësi për 3 muaj. Ne po përgatitemi, po bëjmë planet, po bëjmë skenarët. Nëse do marrim këtë vaksinë si do menaxhohet, nëse ka këto kushte, si do menaxhohet. Nuk është e lehtë dhe për prioritizimin përveç planeve madhore do ketë mikroplane. Ne kemi filluar dhe të tëra këto janë në skenarë të ndryshëm. Po provojmë skenarët për çdo vaksinë të mundshme. Në momentin që do vijë vaksina, planet i kemi gati por nuk mund të dimë me saktësi që të themi vaksina do vijë në këtë kohë dhe vaksinimi do nisë në këtë kohë. Vaksina e COVID-19 do jetë falas, sikurse është dhe vaksina e gripit.

Postime të ngjashme

Meta kujton Ditën e Çlirimit të Kosovës: Dita për të nderuar luftën e drejtë të UÇK-së

Dafina Vidishiqi

Rama uron 30 vjetorin e Partisë Socialiste

Dafina Vidishiqi

Mandati 2 vjeçar në Këshillin e Sigurimit, Nesho: Një shans për Shqipërinë

Dafina Vidishiqi

Gara e 13 qershorit, Basha: Do të dalim më të bashkuar për të vazhduar betejën

Dafina Vidishiqi

Rama publikon videon: Ja çfarë ndodhi sonte në mes të Tiranës

Dafina Vidishiqi

A do dekretojë Meta qeverinë Rama 3?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...