Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Lajme fantastike për Real Madridin para derbit me Atletico Madridin

Pasi nuk arriti të kalonte pengesën e quajtur Real Sociedad të hënën në mbrëmje, kishte lajme të mira për Real Madridin të martën, pasi Karim Benzema dhe Sergio Ramos por rikthehen nga lëndimet.

Sulmuesi francez nuk ishte në gjendje të bashkohej me seancën e plotë të martën, por mund të shihej duke stërvitur i vetëm dhe ai madje mund të bashkohet nesër në grup.

Me pesë ditë të mbetura për derbin kundër Atletico Madridit, Zinedine Zidane shpreson që sulmuesi francez të jetë në dispozicion.

Në skenarin më të mirë, Benzema mund të ketë katër ditë stërvitje me ekipin, gjë që nuk është ideale duke qenë se ai ka humbur 11 takime.

Sidoqoftë, Zidane është optimist se do ta arrijë, por në të njëjtën kohë nuk ka ndërmend të ndërmarrë ndonjë rrezik me sulmuesin e tij.

Qëllimi për Sergio Ramos, ndërkohë, është të kthehet në ndeshjen ndaj Atalantas më 16 mars.

Mbrojtësi iu nënshtrua një operacioni në gju më 6 shkurt dhe po stërvitet përsëri në fushë dhe madje duke bërë disa lëvizje të mira me top.

Sa për të tjerët në listën e dëmtimeve, Eden Hazard dhe Dani Carvajal vazhduan rehabilitimin e tyre në palestër, ndërsa Eder Militao gjithashtu po bën përparim dhe mund të kthehet në kohë për derbin.

Postime të ngjashme

Raiola kërkon 1 milion funte në javë për Haalandin

Z H

Ibra karton të kuq, por Milani thyen Parmën

Z H

Barcelona shpreson se nuk do të jetë “El Classico” e fundit për Messin

Z H

“Hysaj do të transferohet te një klub që luan në Champions League”

Z H

Tifozët nuk mund të besojnë se si Lacazette nuk arriti të shënonte i vetëm përball portierit

Z H

Xhaka i frustruar: “Largojë atë mu* topi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...