Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Lajme të mira për Liverpoolin, 638 milionë euro “injeksion” nga RedBird Capital Partners

Nuk janë kohë të mira për Liverpool kohët, as në sport, as ekonomikisht. Në aspektin e parë, kampionët në fuqi të Premier League-s zënë vendin e shtatë në elitën e futbollit anglez, me mundësi reale për të mos u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm. Në aspektin e dytë, pra në atë ekonomik, “The Reds” kanë pësuar një humbje të ndjeshme të të ardhurave prej 141 milionë eurosh gjatë pandemisë së Koronavirusit.

Sidoqoftë, situata mund të ndryshojë së shpejti, të paktën ekonomikisht. Pronarët e klubit do të injektojnë 638 milionë euro, para që do të vjnë nga RedBird Capital Partners. Ky injeksion I rëndësishëm pritet ta lejojë klubin të bëjë përpara me planet për të zgjeruar markën dhe për të siguruar stabilitetin financiar.

“Me sa di unë, kjo do të thotë që na jep qëndrueshmëri në ato që kemi arritur deri më tani, por kaq. Është një lajm i mirë”, – thotë Jürgen Klopp. Tekniku ka parë për dy vjet se nuk ka qenë e mundur të përforcohet skuadra, pasi shpenzimet duhet të shkojnë bëhen në bazë të realitetit financiar.

Vlera e biznesit të FSG, e cila gjithashtu zotëron Boston Red Sox dhe fitoi kontrollin e plotë të Liverpool në 2010, qëndron në 7.35 miliardë dollarë (6.22 miliardë euro).

Postime të ngjashme

Austri – Maqedoni e Veriut, formacionet e mundshme

Dafina Vidishiqi

Joao Cancelo pozitiv me COVID-19

Dafina Vidishiqi

Arsenal në bisedime me Fekir

Dafina Vidishiqi

Eriksen mesazh bashkëlojtarëve te Interi: Jam mirë, shpresoj të kthehem së shpejti

Dafina Vidishiqi

Ditë historike për Maqedoninë e Veriut, Bardhi me shokë sot zhvillojnë ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian

Dafina Vidishiqi

Dalic: Pres një ndeshje të vështirë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...