Agjencia Zhurnal.mk

Lajmërohet Mozzik pas tollovisë, kërkon falje

Reperi Mozzik gjatë ditës së djeshme ka nisur turneun promovues për albumin e ri “Mozzart”.

Për ta parë Mozzikun, shumë fëmijë ishin grumbulluar pa distancë, e disa prej tyre edhe pa maska, pavarësisht rrezikut të infektimit me COVID-19. Reperi është kritikuar se po rrezikon shëndetin e qytetarëve, duke organizuar tubime të tilla gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë Mozzik i ka falënderuar fansat për mbështetjen nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram dhe ka kërkuar falje për gjithë ‘tollovinë’.

“MOZZART..Ju dua shumë , ju pafsha gjithmonë të buzëqeshur se për këto buzëqeshje e kam bërë këtë,dhe për asnjë përfitim tjetër . Më falni nëse e bëra tollovi pak ❤️ Sinqerisht Mozzik ! 🙏🏻”, ka shkruar ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...