Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Lajmërohet Presidenca, tregojnë se çfarë po bëjnë për garancinë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Së fundmi është raportuar se shtetet si Kroacia, Austria, Sllovenia dhe Izraeli kanë ofruar garancë për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.

Në një prononcim për lajmi.net, këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se edhe presidenca është duke e shqyrtuar këtë çështje.

“Nuk e di e shohim gjatë ditës jemi duke e shqyrtu, nuk kemi diçka konkrete por sapo që të kemi deri në fund të ditës besoj që e shohim”, ka thënë Kupina.

Ai ka deklaruar se Kroacia tashmë e ka mohuar se ka ofruar garancë për ish-krerët e UÇK-së që janë në paraburgim.

Kujtojmë se deri më tani ka pasur reagime nga OVL e UÇK-së dhe PDK-ja, të cilët kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ofrojnë garancë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë edhe Qeverinë e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje. /lajmi.net/

Postime të ngjashme

KQZ-ja dorëzon raportin e punës në Kuvend, kërkon përmbylljen e reformës zgjedhore

S.B.

Kurti javën e ardhshme sërish në Bruksel, takimi me liderët e rajonit shihet si produktiv

S.B.

Limaj: Me Ukshin Hotin mburrën shqiptarët, nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të tij

S.B.

Richard Grenell: Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk i kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit

S.B.

Vuçiq: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

S.B.

Padisa ndaj Serbisë, LDK mbështet Lëvizjen Vetëvendosje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...