Lajmi fundit /Mbi 20 të vdekur nga zjarri në Spitalin Kovid në Tetovë

Tetovë, 8 shtator – Sipas burimeve nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për viktima, por nuk raportohet saktësisht për sa.

 

Zhurnal bën me dije se në Maqedoni deri më tani dyshohet për 20 viktima, ndërsa shumë pacientë kanë pësuar djegie nga flakët e zjarrit.

Shuhet zjarri në Spitalin e Tetovës, ka viktima

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali i Tetovës ku sot u shkaktuar zjarr, tha se sipas njoftimeve të para sot në orën 21:02 minuta te zjarrfikësit është paraqitur rasti për shpërthimin e zjarrit.

Arifi tha se ende nuk dihtet për numrin e viktimave.

Për media deklaratë dha dhe edhe zv. komandiri i zjarrfikësve në Tetovë i cil tha se rasti te ata është paraqitur në orën 21:02, ndërsa është shuar i tëri në orën 21:45.

Ai tha se derisa po digjej spitali i modeluar ka vazhduar nxjerra e viktimave që ishin brenda, ndërsa deri më tani është konfirmuar vetëm një viktimë.

Ai tha se ende nuk dihen saktë shkaqet që shkaktuan zjarrit.

Raportohet edhe për të vdekur nga zjarri në Spitalin e Tetovës

Ka shpërthyer zjarr i madh në Spitalin e Tetovës. Siç shihet në pamjet e publikuara flakët kanë kapluar qendrat me pacientë me COVID-19. Raportohet se ka edhe viktima, ndërsa edhe të tjerë të lënduar.

Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po tentojnë të lokalizojnë zjarrin. Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit.

Para pak çastesh një zjarr i madh ka kapluar spitalin modular i shtruar me persona me Covid-19, bëjnë të ditur banorët përreth spitalit për Zhurnal.mk.

Policia dhe zjarrfikësit po shkojnë në vendngjarje.

Lajmi fundit / Zjarr i madh ka kapluar spitalin modular i shtruar me persona me Covid-19 në Tetovë

Posted by ZHURNAL.MK on Wednesday, September 8, 2021

Related posts

Spasovski: Kohëve të fundit kemi arrestuar shumë persona të cilët kërkoheshin me fletarrest

Z H

Taravari: Në Gostivar shkojmë për fitore në rreth të parë

D V

Thirrje publike për asistent digjital për lehtësim për qasje në programet për ndihmë ekonomike shtetërore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com