Agjencia Zhurnal.mk
Bota TOP LAJM

LAJMI I FUNDIT/​Protestuesit nisin të tërhiqen nga godina e Kongresit

Uashington, 6 janar – Ka nisur tërheqja e protestuesve nga godina e Kongresit, ndërsa mediat raportojnë se është hedhur dhe gaz lotsjellës.

Pas këtyre protestave ka ardhur edhe një reagim i presidentit aktual Donald Trump, i cili pa ripërsëritur se këto ishin zgjedhje të manipuluara, por megjithatë ka thënë se “duhet të kemi paqe”.

“Kështu që shkoni në shtëpi në paqe. E di se si ndiheni”, tha Trump.

Pas këtyre ngjarjeve ka ardhur edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Stoltenberg, i cili i ka quajtur skena shokuese, teksa ka kërkuar të respektohet rezultati i zgjedhjeve.

Sipas NBC, një objekt shpërthyes, artizanal është gjetur pranë selisë së Kongresit.

Joe Biden në një konferncë urgjente për shtyp bëri thirrje që qytetarët të ndalojnë protestat e tyre, por apelin kryesor e pati me presidentin në detyrë Donald Trump.

“Ky është një kaos i cili duhet të përfundojë tani. Donald Trump dil tani live në televizionin kombëtar dhe jepi fund këtij kaosi. Jam i shokuar që kombi ynë që ka qenë fanar ndriçues për demokracinë ka përfunduar kështu”, tha ai.

Protestuesit pro-Trump janë futur brenda ndërtesës së Kongresit ku po bëhej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit ku fitoi Joe Biden.

Protestuesit pas përleshjeve me policinë amerikane janë futur brenda ndërtesës së Kongresit me dhunë ndërsa ka pasur edhe të lënduar.

The Spectator Index raporton se një person është qëlluar me armë zjarri brenda ndërtesës së Kongresit.

Zëvendëspresidenti Mike Pence ka deklaruar publikisht se është ndarë nga Donald Trump, shefin me të cilin ka shërbyer katër vjet, duke thënë se nuk mund t’i nënshtrohet kërkesave për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve.

Pence zyrtarizoi pikëpamjet e tij në një letër drejtuar ligjvënësve, duke deklaruar se ai nuk ka “autoritet të njëanshëm për të vendosur për zgjedhjet presidenciale” dhe nuk mund të ndryshojë rezultatet e zgjedhjeve.

Ai në fund të letrës së tij tha: “Pra, Zot më ndihmo”.

Pas hyrjes së protestuesve pro-Trump në Kongresin amerikan ka reaguar Trump.

Ai kërkon që të ruhet qetësia dhe të mos ketë dhunë.

Postimi i Trump:

Unë jam duke kërkuar që të gjithë në Kapitolin e SHBA të qëndrojnë të qetë. Asnjë dhunë! Mos harroni, NE jemi Partia e Ligjit dhe Rendit – respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në Blu. Faleminderit!

Ndërsa mbështetësit e Trump hynë në kompleksin e Kapitolit në SHBA, politikanët ndaluan debatin brenda.

Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, disa njerëz goditnin me grushta dyert e sallës kryesore ku zhvillohen senacat e Kongresit në përpjekje për të hyrë brenda.

Ligjvënësit ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale dhe që po zgjaten për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.

Njoftohet se protestuesit janë përhapur kudo në ndërtesën e Kapitolit. Policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Njoftohet gjithashtu se Nënpresidenti Mike Pence është shoqëruar për në një vend të sigurtë brenda Kapitolit.

Policia e Kapitolit u tha ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesve të merrnin maskat e gazit që gjendeshin poshtë karrikeve të tyre dhe të përgatiteshin për t’i vendosur ato.

Ndërtesa e Kongresit amerikan u vu nën izolim për shkak se një numër protestuesish që mbështesin presidentin Donald Trump hynë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, disa njerëz goditnin me grushta dyert e sallës kryesore ku zhvillohen senacat e Kongresit në përpjekje për të hyrë brenda.

Ligjvënësit ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale dhe që po zgjaten për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.

Njoftohet se protestuesit janë përhapur kudo në ndërtesën e Kapitolit. Policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Njoftohet gjithashtu se Nënpresidenti Mike Pence është shoqëruar për në një vend të sigurtë brenda Kapitolit.

Sipas disa njoftimeve, brenda Kapitolit ka patur edhe të shtëna me armë.

Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë shkroi në Twitter se Presidenti Trump ka urdhëruar Gardën Kombëtare dhe “shërbimet e tjera mbrojtëse federale” për të ndihmuar me shpërndarjen e protestuesve në Kongresin e SHBA.

“Ne përsërisim thirrjen e Presidentit Trump kundër dhunës dhe pro paqes,” shkroi Kayleigh McEnany në Twitter.

Virxhinia po dërgon 200 trupa shtetërore dhe po mobilizon një njësi të Gardës për të qetësuar situatën në Kapitol, sipas Clark Mercer, shefi i shtabit të guvernatorit Ralph Northam.

Postime të ngjashme

Presidenti sirian dhe gruaja e tij infektohen me koronavirus

T E

Rregullatori financiar i BE-së goditet nga sulmi kibernetik

T E

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali kalon 100.000

T E

Izet Mexhiti tërhiqet nga pozita koordinator i grupit të deputetëve të BDI-së

T E

Shkaku i Bullgarisë, Shqipëria le pas Maqedoninë e V. në rrugën drejtë BE-së

R Zh

Nuk janë paraparë masa të reja për kafiteritë, por nuk përjashtohet asgjë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...