LAJMI I FUNDIT/ Arrestohen tre ish kryetar të komunës së Koçanit

nga Xh M

Koçan, 20 mars – Policia para pak kohësh arrestoi dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski nga VMRO-DPMNE, Nikolço Iliev nga LSDM dhe Ljupço Papazov, po ashtu nga VMRO-DPMNE, i cili dha dorëheqje pas tragjedisë në Koçan, transmeton Zhurnal.mk

Ende nuk ka detaje të sakta, por kryetarët e komunave janë ndaluar për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan më 16 mars 2025, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën rreth 200.

Diskoteka fatale funksiononte që nga viti 2012, në mandatin e Ratko Dimitrovskit dhe ishte e hapur deri në natën fatale, transmeton Zhurnal.mk

Ndryshe, gjatë lajmeve të sotme portali Plusinfo ka raportuar se Ratko Dimitrovski ka qenë kundër hapjes së diskotekës, e cila megjithatë është hapur gjatë mandatit të tij.

Sot 30 të ndjerë janë varrosur në Koçan, të tjerët janë varrosur në disa qytete të Maqedonisë, transmeton Zhurnal.mk

Aksionin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Publike.

Një aksion i ekipeve policore është duke u zhvilluar, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit, lidhur me procedurën e zjarrit në klubin “Pulse”. Operacioni për ndalimin e personave të dyshuar për përfshirje do të zgjasë gjatë gjithë natës, ndërsa prokuroria do të njoftojë më shumë pas përfundimit të operacionit nesër, njoftoi Prokuroria Publike, transmeton Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More