Agjencia Zhurnal.mk

Lajmi i fundit: Drejtoresha e Klinikës për sëmundje të lëkurës preket nga korona virusi

Shkup, 9 mars – Zhurnal.mk – Lajmi i fundit vjen nga Klinika Infektive në Shkup. Së fundmi është zyrtarizuar dhe personi i katërt me radhë që është prekur nga virusi korona. Për ironi, bëhet fjalë për një mjeke, gjegjësisht drejtoreshën e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës pranë Klinikës “Nënë Terezë”, raporton Zhurnal.

Sipas deklaratës së ministrit Filipçe para pak çastesh në press konferencë, mjekja është kthyer nga Italia ku kishte qenë për 1 javë në udhëtim.

Ajo që është e rrezikshme është se mjekja 5 ditët e fundit ka shkuar vazhdimisht në punë dhe nuk ka qenë në vetëdije se është me korona virus. Nga kjo mund të përfundohet se ajo ka patur kontakte me njerëz të ndryshëm në klinikë, së pari me kolegët e punës, për çka ekziston rreziku edhe ato të preken nga ky virus.

“Pacientja është mjeke, e cila ka ardhur nga Italia, bëhet fjalë për drejtoreshën e Klinikës për sëmundje të lëkurës, në 5 ditët e fundit ka ardhur rregullisht në punë. Gjendja e saj është e njejtë sikur e çiftit të prekur, është stabile, ndërsa pacientja e parë është stabilizuar tërësisht. Gjatë ditës do të vendoset nëse do të lëshohet nga spitali” është shprehur Filipçe, raporton Zhurnal.

I gjithë ekipi që bashkëpunojnë me të, duke përfshirë kolegët por edhe pacientët e shtrirë në klinikën për sëmundje të lëkurës, do të kontrollohen për korona virus. Ka mundësi që i gjithë reparti të mbyllet. Drejtoresha do të shtrihet në klinikën infektive ndërsa ekipi tjetër i asaj klinike do të dërgohet në izolim shtëpiak.

Ministri Filipçe është i dëshpëruar shumë nga drejtoresha e Klinikës për sëmundje të lëkurës për mos respektimin e masave. Ai kërkon që me shumë seriozitet të meren apelet për izolim. Ai thotë se çdosecili që del negativ gjatë testimit në kufi, gjithsesi duhet që 14 ditë me radhë të izolohet vet në shtëpi.

Ndryshe, personi i parë që u prek nga virusi tanimë është shëruar, ndërsa të tjerët ngelen në gjendje stabile por me kontrolle të vazhdueshme./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...