Bota TOP LAJM

Lajmi i fundit/Sulm terrorist në Bicirkun e parë në Vjenë, të paktën 7 të vdekur, disa po mbahen peng (VIDEO)

Vjenë, 2 nëntor – Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi terrorist në Vjenë të Austrisë. Sulmi ka ndodhur afër një sinagoge në kryeqendrën austriake.

“Ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër – ka persona të plagosur – rrini larg vendeve publike dhe transportit publik”, ka thënë policia.

Oskar Deutsch, i cili është në krye në komunitetit të hebrenjve në Vjenë, ka thënë se të shtënat kanë ndodhur në rrugën ku gjendet sinagoga kryesore e qytetit, mirëpo ende nuk është e qartë nëse ky institucion ka qenë shënjestër, transmeton agjencia e lajmeve, AP.

Agjencia austriake e lajmeve, APA, ka cituar Ministrinë e Brendshme të ketë thënë se një sulmues është vrarë, derisa tjetri është në arrati.

Policia ka thënë se operacioni në qendër të qytetit është duke vazhduar dhe se ende nuk dihen shkaqet e sakta të incidentit.

Disa njerëz vazhdojnë të mbahen peng nga terroristët në Vienë. Deri tani, të paktën shtatë qytetarëve u është marrë jeta dhe janë plagosur disa të tjerë. Mediat e huaja raportojnë se pengjet po mbahen në restorantin Akakiko, afër vendit ku u qëllua për herë të parë rreth orës 20:00 me kohën lokale, pranë sinagogës.

Sipas policisë, ka gjashtë skena të ndryshme krimi sepse ka patur të shtëna në gjashtë vende. Një nga autorët dyshohet të ketë hedhur veten në erë bashkë me një prej pengjeve.

Një officer policie gjithashtu raportohet të jetë qëlluar dhe plagosur rëndë. Edhe pse policia nuk e ka konfirmuar akoma natyrën e sulmit, thirrjet për qytetarët janë që të qëndrojnë larg qendrës së qytetit dhe transportit publik.

Postime të ngjashme

Kina regjistron 11 raste të reja me COVID-19

admin

Kuvendi votoi ligjin për fundjavë pa TVSH, ASH-Alternativa dhe Levica të përmbajtur

Z H

Nëse Azerbajxhani kërkon, ne do ta mbështesim

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...