Lajmi i fundit/ Sulmohet kryetari i Haraçinës, të vrarë dhe të plagosur (Detaje)

nga Xh M

Shkup, 1 prill – Persona të paidentifikuar deri më tani kanë gjuajtur me kallashnikovë në drejtim të kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, ndërsa i njëjti është i lënduar rëndë dhe aktualisht gjendet në Spitalin Klinik të Shkupit.

Burime nga terreni tregojnë për gazetën KOHA se i vdekur ka mbetur A.A., djali i shoferit të kryetarit të Komunës, ndërsa të plagosur janë edhe dy-tre persona tjerë.

Të shtënat me armë në drejtim të Ibraimit kanë ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërsa është shkaktuar panik e kaos në rrugën kryesore para sheshit të Haraçinës.

Policë të shumtë ka në vendngjarje, ndërsa është bllokuar hyrje-daljet e Haraçinës. (koha.mk)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More