Agjencia Zhurnal.mk

LAJMI I FUNDIT/Tërmeti në Korçë tund përsëri Ohrin e Manastirin

Shkup, 29 qershor – Në Ohër dhe në Manastir pasdite në ora 15:01 u regjistrua tërmet me intensitet prej katër, respektivisht tre ballë sipas shkallës makroseizmike evropiane, ndërsa në pjesën tjetër të shtetit dy ballë.

Epiqendra e tërmetit me 4,7 ballë sipas Rihterit gjendet 180 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Shqipëri, në rajonin epiqendror të Korçës.

Tërmetin e regjistroi rrjeti telemetrik seizmologjik në shtet me stacione në Shkup, Valandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, e përkrahur nga Observatoriumi seizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...