Lajonsi me aksion “Bli dhe dhuro racion – ushqe një familje”

Shkup, 11 shtator – “Bli dhe dhuro racion – ushqe një familje” është aksion të cilin filloi ta realizojë Lajons klub Prilep. Bëhet fjalë për projektin e dytë të imazhit të guvernatores së lajons Distrikt 132, Vesna Pacanoska, e cila vjen nga ky klub.

 

“Tani për tani kemi filluar me Lajon Klub Prilep dhe në bashkëpunim me pesë restorante. Qëllimi është që ky aksion të përhapet në të gjithë vendin me idenë që çdo Luan ose qytetar tjetër, mysafir në restorantet që bashkëpunojnë me lajons klubet, të paguajë për një racion dhe ta dhurojë atë për një familje të caktuar.

Shpresojmë që ky aksion të realizohet kudo në vend dhe të përfshijë më shumë restorante, më shumë lagje, më shumë qytetarë, me synimin për të ushqyer sa më shumë njerëz”, deklaroi Pacanoska.

Sipas saj, Lajon I obliguar nga klubi, ia jep restorantit adresën e familjes, I cili më pas e dorëzon ushqimin në adresën e shtëpisë. Tani për tani shumë restorante të përshira në këtë aksion ofrojnë lirim prej 10 deri në 50 për qind. f

Related posts

Kasami: BESA nuk përçan votën shqiptare, nuk kemi nxjerrë kandidatë në Kërçovë e Bërvenicë

D V

Qeveria do ta promovojë linjën kreditore pa interes “KOVID 4”

Z H

Fillon regjistrimi në UCIM, të lira mbi 10.600 vende për studentët e ardhshëm

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More