Lakuriqë, minj, gjarpërinj e qentë në kafaze – kushtet e mjerueshme të tregjeve ku shiten kafshët që mund të jenë burim i sëmundjeve

Më shumë se një vit pas shfaqjes së coronavirusit në botë, në tregje të organizuara nëpër rrugët e Indonezisë, po shiten kafshë të ndryshme siç janë lakuriqët e natës.

 

Autoritetet kineze patën mbyllur tregun e kafshëve në Wuhan me qëllim që ta shlyejnë njollën që u ishte atribuuar, pasi në këtë vend kishte shpërthyer pandemia e coronavirusit.

Shkencëtarët dyshojnë se virusi ka prejardhjen nga lakuriqët e natës që shiteshin rrugëve të Wuhanit në Kinë.

Megjithatë, në ishullin Sulawesi, një prej më të mëdhenjve në Indonezi, janë zbuluar shitësit e lakuriqëve të natës dhe minjve, derrave, qenve, gjarpërinjve, bretkosave, zogjve dhe patave, mishi i të cilave në atë pjesë të botës konsiderohet si “desert”.

Shumica e kafshëve siç raporton Independent janë në kafaze apo të lidhura. Shitësit gjithashtu shesin zogjtë e ngjyrosur me ngjyra të ndryshme, me qëllim që qytetarët të mund t’i mbajnë si kafshë shtëpiake, por sigurisht se nuk do të mbijetojnë.

Burime të këtij mediumi i kanë thënë hetuesve nga organizata për mbrojtjen e kafshëve, se tregu ka vazhduar të funksionojë pavarësisht pandemisë, e Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar që një praktikë e tillë e shitjes së kafshëve në rrugë të ndalet.

Ekspertët konsiderojnë se mungesa e higjienës në këto tregje është vatër e sëmundjeve që burojnë nga kafshët – që më pas mund të barten tek njeriu.

Mbajtja e kafshëve në kafaze rrit dukshëm përqindjen e stresit tek kafshët, që i bën më të ekspozuara ndaj sëmundjeve – e në veçanti në kontakt të afërt me llojet e tjera të kafshëve që njeriu kurrë nuk do t’i takonte në zonat urbane, duke rritur gjasat që virusi të bartet tek njeriu.

Dëshmitarët që kanë vizituar këto tregje, kanë thënë se kushtet higjienike janë nën nivelin zero. Lakuriqët e natës, zogjtë e qentë janë gjetur në shumë raste në tregun Langovan dhe në tregun e Karombasan, kurse në tregun Beriman janë parë shumë lakuriqë nate, minj, gjarprinj dhe zogj të sëmurë. 

Related posts

Pesë vjet nga përpjekja e dështuar për grusht shtet – çfarë ka ndryshuar që nga viti 2016 në Turqi?

D V

BE-ja nuk i njeh të gjitha vaksinat kundër Kovid-19

N E

Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnjë ndalon mohimin e gjenocidit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com