Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Lamborghini që vlen 2 milionë euro ‘fshihej’ në një kasolle në fshat

Një burrë kishte futur në një shtëpi të vogël në fshat makinën e tij sportive, që nuk e kishte parë dritën e diellit prej shumë vitesh.

Por, nuk bëhet fjalë për një sportive të rëndomtë, por për një Lamborghini Miura me ngjyrë Bruno Metallizzato, makina e vetme me këtë ngjyrë e disponueshme për tregun evropian.

Kjo makinë kishte një motor V12 prej 3,9 litrash, me 380 kuaj fuqi që ndihmonin që të arrinte një shpejtësi maksimale prej 276 km/h. Nëse sot, shifra të tilla janë të mira, në vitet ’70 ishin të denja për një makinë garash.

Pronari italian vdiq në prill të vitit të shkuar, ndërkohë që familjarët ruanin shtëpinë ku strehohej makina, derisa të vendosnin se çfarë do të bënin me një “xhevahir” të tillë.

Ata ia shitën një miku të familjes, i cili ka vendosur jo ta restaurojë, por thjesht ta rregullojë dhe ta ruajë siç është. Edhe pse nuk janë bërë të ditura shifrat e shitjes, në gjendje të rrënuar një Lamborghini Miura vlen rreth 2 milionë euro.

Postime të ngjashme

Novitec ka përgatitur një Ferrari 812 GTS më të gjerë, më të ulët, më të shpejtë dhe madje më të fortë

D V

Audi Quattro prodhim i vitit 1980 shitet me çmim rekord, për 163.000 funte – ka vetëm 9.700 milje të kaluara në 30 vite “jetë”

D V

Lamborghini Miura, e cila ka kaluar më shumë se 40 vjet në garazh, do të dalë në ankand

D V

Veturat luksoze po shkatërrohen në “varrezat” kineze

D V

Domethënia e logos – Tesla!

D V

Golf GTI u shit për gati 45,000 euro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...