Lamine Yamal zgjedh numrin e ri të fanellës te Barcelona – është ende i zënë

nga D V

Talenti i madh spanjoll, Lamine Yamal pritet ta marrë një numër të ri në fanellën e Barcelonës për sezonin 2024/25.

Lamine Yamal së fundmi është regjistruar në La Liga si lojtar i ekipit të parë të Barcelonës.

Parashikohej që anësori të merrte një numër të ri të ekipit të parë, duke zëvendësuar fanellën me numër 27 që ai kishte veshur sezonin e kaluar.

Shumë kishin menduar se ai mund të merrte nr.10 ose nr.17, që u lirua nga Marcos Alonso pas përfundimit të sezonit.

Megjithatë, sipas një lajmi ekskluziv nga mediumi Jijantes, Yamal ka zgjedhur numrin 19 – të njëjtin numër që kishte veshur gjatë Euro 2024 me Spanjën.

E vetmja pengesë është se numri 19 është ende i zënë nga sulmuesi brazilian, Vitor Roque.

Është e paqartë nëse braziliani do të zgjedhë një numër të ri apo do të kalojë në një klub tjetër sezonin e ardhshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More