LAMM: Nga rrëshqitja e dheut njëra korsi e rrugës Hanet e Mavrovës – Dibër në ndërprerje

nga D. V.

Shkup, 24 mars – Nga rrëshqitja e madhe e dheut njëra korsi e rrugës në drejtimin rrugor Hanet e Mavrovës – Dibër në gjatësi prej 20 deri në 30 metra është në ndërprerje.

LAMM njofton se komunikacioni po riorientohet në korsinë tjetër deri në pastrimin e mbetjeve nga rrëshqitja e dheut.

Në raportin e mesditës, LAMM informon se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

“Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën tonë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi”, njofton LAMM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More