Agjencia Zhurnal.mk

Lampard: Për mua, Man City është ekipi më i mirë në Angli

Frank Lampard e ka lavdëruar ekipin e Manchester Cityt pas fitores së ekipit të tij me rezultat 2:1 mbrëmë në “Stamford Bridge”.

Trajneri i Chelseat thotë se Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola kanë “klas të ndryshëm”, ndërsa mendon se City e bën lojën më të bukur në Premierligë.

“Ishte e vështirë për ne. Kur e ke përpara një ekip të tillë si Manchester City, me një cilësi të madhe, në aspektin individual dhe ekipor, në mënyrën se si ata udhëhiqen, për mua, ky është ekipi më i mirë. Në aspektin se si luajnë, është një gjë e bukur dhe e madhe t’i shikosh”, deklaroi Lampard për “”BT Sport”.

“Pep dhe Klopp kanë klas të ndryshëm. Kjo është arsyeja se përse Liverpooli e fitoi titullin e kampionit sonte. Ne punuam shumë dhe u munduam ta nxirrnim një rezultat të mirë. Bëmë punë të madhe dhe të vështirë edhe në mbrojtje. Gjithashtu, krijuam edhe raste më të mira sonte”, përfundoi Lampard.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...