Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Lansohet edicioni special DS 7 Crossback Louvre

Edicioni special DS7 Crossback Louvre është lansuar, raporton “Autoexpress”. Është një edicion special dhe i limituar i SUV-it që është dizajnuar në bashkëpunim me galerinë e famshme franceze të artit.

Është në dispozicion për porosi dhe çmimi sillet mbi 52 mijë euro. Dërgesat e para pritet të arrijnë së shpejti.

Që kur DS është bërë markë në vete, duke i distnacuar nga Citroëni, në vitin 2015, prodhuesi ka pasur partneritet me muzeun e Louvres dhe kompania ka thënë se edicioni special dëshmon këtë partneritet.

Çdo DS7 Corrsback Louvre vjen me një nën-meny unike për sistemin e saj të informimit 12 inç, të quajtur “Një ditë në Louvre”. Blerësit mund ta përdorin ekranin për të shikuar imazhet e 182 pikturave, portreteve dhe skulpturave nga koleksioni i muzeut.

Punime tëfamshme si portieri i Mona Lisas nga Leonardo Da Vinçi, mund të shihen aty.

Përbërja e jashtme kompletohet me rrota aliazhi 20 inç dhe zbukurime të zeza në rreth, si mjedistat e dritareve e shufrat e çatisë.

Ka motor turbo PSA 1.6 litra katër cilindra dhe është benzinë. Mund të arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për 8.3 sekonda.

Postime të ngjashme

Toyota Yaris, vetura e vitit 2021 në Evropë

S.B.

Volvo e përkushtuar vetëm në veturat elektrike

S.B.

Legjenda Ferrari 250 GTO është përsëri në shitje

S.B.

Tesla Model S dallohet në rrugë me një timon të ri

S.B.

Land Rover V8 Defender, nga vera në shitje për 100 mijë dollarë

S.B.

Koncepti i Lamborghini Matadaor Hypercar, elemente nga e kaluara dhe e tashmja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...