Laporta: E gjithë bota i gëzohet fitores së Messit, kam qarë pas fundit të ndeshjes

Leo Messi më në fund arriti të fitojë me Argjentinën dhe e bëri këtë duke mundur Brazilin në shtëpinë e vet dhe ngritur trofeun në “Maracana”. Në lidhje me këtë triumf të “Pleshtit” foli presidenti i Barçës, Joan Laporta, që tregoi gëzimin për kapitenin.

 

“E urova Leon dhe ai është shumë i lumtur. Të gjithë jemi shumë të lumtur për Leon sepse ai më në fund arriti ta kthejë Argjentinën te trofetë, së bashku me Sergio Aguero.

Jam gjithashtu shumë i gëzuar për familjen e Leos dhe për Barcelonën sepse e kemi dashur kaq shumë këtë triumf. Sot e gjithë bota është e gëzuar për fitoren e Messit në Copa America, ai e meritoi plotësisht. Ishte e jashtëzakonshme të shihnim më të mirin e historisë të fitonte atë trofe.

Në të gdhirë edhe ne kemi qarë për atë trofe, njëjtë si ai. Edhe Tebas? Sigurisht, edhe ai është një njeri i futbollit. Rinovimi? Po vazhdojmë me negociatat, gjithçka po shkon mirë”, përfundoi Laporta.

Related posts

Ish-basketbollistja Stublla: Ëndrrën që nuk e kam realizuar unë, mund ta jetësoni ju

D V

UEFA-s i bëhet thirrje që të intervenojë nëse Ronaldo i bashkohet Unitedit ose Tottenhamit

Redaksia

Skuadra më e mirë e PSG në histori: Plot 33 lojtarë të regjistruar dhe një formacion i frikshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com